Gjykata e Apelit lë në burg Ben Çamin për trafik ndërkombëtar të drogës

Herion Mesi

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe si Ben Çami. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, së bashku me Eldi Zahirin dhe Janaq Kacelin, pasi dyshohet të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Lutfi Shabani iu drejtua Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, “arrest me burg” që u vendos nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ngarkesa e drogës, që dyshohet se kishte si destinacion Turqinë, u bllokua në një kamion në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Prokuroria dyshon se Ben Cami, një personazh i njohur më herët në botën e narkotrafikut, është pjese e një grupi të njohur që trafikon drogë. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *