Pittella: Të ikurit nga lufta t’i pranojmë

Dita

Kryetari i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Gianni Pittella deklaron se njerëzit që ikin nga lufta duhet të pranohen si azilantë në BE. Ai thotë se BE duhet të bashkëpunojë ngushtë me Shqipërinë që të pengojne çdo përpjekje të trafikantëve me gomone, për ta shndërruar në biznes kriminal udhëtimin e dëshpëruar të sirianëve.

“Ka një detyrë morale, civile dhe  juridike për të pritur refugjatët. Edhe nëse Shqipëria mund të thotë se nuk ‘më intereson’, megjithëse lufta në Siri i intereson, i intereson gjithë botës, për shkak të pasojave të kësaj lufte në gjithë botën, vendet europiane duhet të bëjnë shpërndarjen.

Me të drejtë, nëse i kërkojmë Shqipërisë të bëjë pjesën e saj, duhet t’u kërkojmë vendeve tona europiane, së pari, që të bëjnë pjesën e tyre. Nuk janë të gjithë, pasi ka vende që pranojnë me mijra e mijra refugjatë dhe emigrantë.

Por, ka disa vende, që nuk e bëjnë këtë dhe këto vende duhen ndëshkuar. Nuk mund të ketë sanksione ekonomike veç për ato vende, që kapërcejnë me zero presje zero paktin e stabilitetit. Duhet të parashikojmë sanksione politike e dënime për shkeljet e bëra nga ato vende europiane, që nuk respektojnë vendimet e marra”, tha Pittella për TCH.

Share This Article
1 Comment
  • Ja dhe Pitt(h)ella italian – Ti pranojme te ikurit nga lufta – thote. Por nuk ka dy ky qorr te shohe se nga keta ” refugjate lufte ” vetem gjysma jane siriane se tjeret jane afgane, irakene, pakistaneze e lloj lloj soji aziatik qe me preteks lufte dynden ne Europe. Ti mbaje ky Pittja me shendet por nuk i ka borxh Shqiperia pjesmarrje ne marrezine e miopise tyre qe nuk duan te dallojne refugjatet apo klandestinet me terroriste perzier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *