E të tjera-e të tjera

redaktor

(Pjesa e dytë)

Mbaruan dhe ballokumet,
edhe pjatat me mezera,
dhe filluan prapë bam-bumet,
e të tjera-e të tjera.

Taulanti-yll partie,
mbiu në ekran si ferra,
na u bë si djalë shtëpie,
e të tjera-e të tjera.

S’ia dinim tamam talentin,
nuk ja dinim këto vlera,
për çdo gjë bën kompetentin,
e të tjera-e të tjera.

Edhe Aishtajni të ishte,
nuk do ngulej përngahera,
pak përmbajtje do të kishte,
e të tjera-e të tjera.

Nuk përmbahet nga hareja,
Pandeliu si përhera,
se kërkon zgjedhje të reja,
e të tjera-e të tjera.

Pandit krejt i ka rënë flama,
me të çarturat idera,
dhe është bërë më Ramë se Rama,
e të tjera-e të tjera.

Po Rama bashkë me Metën,
që punojnë pa hilera,
s’e kapin dot Trembëdhjetën,
e të tjera-e të tjera.

Kjo është një shashkë kot,
s’dimë kë ka zënë vera,
po Njëqind s’i fiton dot,
e të tjera-e të tjera.

Ç’do na thonë-mor aman,
ç’do na thonë këtë hera:
“S’kishim numrat tamam!”,
e të tjera-e të tjera.

Ndaj reforma s’bëmë dot,
t’i pastronim këto plehra,
po ja fusin kot më kot,
e të tjera-e të tjera.

Populli votoi me hatër,
të shpëtonte nga humnera,
u dha plot Tetëdhjetë e Katër,
e të tjera-e të tjera.

Nga gremina u shpëtuam,
e “Rilindjes” është ndera,
por më shumë u varfëruam,
e të tjera-e të tjera.

Ç’i do zgjedhjet-more plak,
do fitosh dhe këtë hera,
po do marrësh shumë më pak,
e të tjera-e të tjera.

Më keq do bëhet këtu,
më keq do na nxihet dera,
nga zgjedhjet shpëtoni ju,
e të tjera-e të tjera.

Më keq do jetë Shqipëria,
do shtohet me gurë e ferra,
juve ju duhet partia,
e të tjera-e të tjera.

Edhe pak e vjen Qershor,
fiks në ditën që vjen vera,
fillon dhe Viti Zgjedhor,
e të tjera-e të tjera.

Kot vazhdoni ham e hum,
dhe në treg hidhni idera,
pse s’bëni Referendum,
e të tjera-e të tjera.

Të votohet Drejtësia,
nga një votë me shumë vlera,
të marrë Ftesën Shqipëria,
e të tjera-e të tjera.

Ta thotë fjalën Sovrani,
se Sovrani s’di hilera,
more Pandi kapedani,
e të tjera-e të tjera.

Po askush nuk na ka grishur,
nëpër rrugë kaq të gjera,
se gjithë çorba është prishur,
e të tjera-e të tjera.

(Vijon në një numër tjetër)

Share This Article
3 Comments
  • Kembengulje e admirueshme e bejtexhiut per t’i rene vazhdimisht fyellit po ne te njejten vrime, e te tjera e te tjera.

    • po ti ca ke me Duken ?
      sot e ka thene mire ,e di ate historine e ushtarit qe i thoshte oficeri cdo gje do ma thuash me kenge ?
      “shoku komandant
      vete me ke thene ,te ta them me kenge
      te ka vdek jotem ”
      edhe Duka po jua thote me lezet ,c’zgjedhje zeza ju rafte pika , nuk ka me vota dhe ju ka ber bllok Amerika
      T.Palles ja ka qare ,ahahhahhaha,mbiu ne ekran si ferra ahahhahahhahahaa
      me mire ti thoshte “mos u ngut rri rehat e mos ha mut ”

      ate thuaj ,kjo eshte nje corbe qe as qente se hane ,si vetem rrrrrrrrrrrilindja di te gatuaje …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *