Franca e alarmuar për lirimin e Konjarit, letër Nishanit dhe Ramës

redaktor
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Frances ne Tirane, Bernard Fitoussi, gjate nje ceremonie festive ne Pallatin e Brigadave, me rastin e kualifikimit te kombetares shqiptare ne France Euro 2016. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and French Ambassador in Tirana, Bernard Fitoussi, during a festive ceremony at the Palace of Brigades, on the qualification of the Albanian national team in France 2016.

Ambasada franceze në Tiranë i dërgon një letër autoriteteve më të larta shtetërore ku ngre alarmin për lirimin nga gjykata të Domart Konjarit, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së “Rrugës Bardhyl” në Tiranë. Në letër thuhej se Franca ka shpenzuar miliona euro për hetimin e Konjarit ndërkohë që Shqipëria nuk ka respektuar Konventën  Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale.

Lirimi i Domart Konjarit nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në Shqipëri por edhe në zyrat diplomatike.

Boldnews.al disponon një letër të Ambasadorit francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, i cili ia dërgon autoriteteve më të larta të drejtësisë në vendin tonë.

Në letër ngrihet shqetësimi kryesor për vendimin e Gjykatës së Apelit më 14 mars për heqjen e masës së arrestit me burg për Konjarin. Ambasadori Fitoussi e kundërshton lirimin e tij, pasi Konjari është i dënuar në Francë për vepra të rënda penale.

“Domart Konjari është dënuar në mungesë më 13 nëntor 2015, nga Gjykata e shkallës së parë e Rennes të Francës me 10 vjet burg, nga të cilat nuk mund të bëjë më pak se gjashtë vite burg, me ndalim të përhershëm në territorin francez, dhe me një gjobë prej 2,6 milionë eurosh.”- thuhet në letrën e ambasadorit Fitoussi.

Domart Konjari
Domart Konjari

Për të provuar këtë, ambasada franceze thekson se, pas arrestimit të Konjarit në nëntor të vitit të kaluar, në Shqipëri ka mbërritur një dokument prej 34 faqesh që janë produkt i një hetimi të imtësishëm të autoriteteve franceze që prej vitit 2011.

Ndër akuzat që rëndojnë mbi Konjarin dhe që përmenden në letrën e ambasadorit janë: import, mbajtje, transport, tregëtim i drogës, krijim i një grupi kriminal, dhe pastrim parash nga trafiku i drogës.

“Ai është i njohur si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, aktiv në më shumë se gjashtë vende, rrjet ku janë të përfshirë dyzetë e pesë persona nga pesë vende të ndryshme, mes të cilëve edhe Francezë.”- thuhet më tej në letrën diplomatike.

Boldnews.al mëson se letra zyrtare ka mbërritur në adresë të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Ndërkohë që në dijeni të letrës janë edhe kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në fund të letrës së ambasadorit Bernard Fitoussi, lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka zbatuar Konventën Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale. Kjo pasi drejtësia franceze i ka kërkuar drejtësisë shqiptare të ushtrojë ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi shqiptar, por që gjykata tashmë e ka lënë të lirë./boldnews

 

Në FOTO kryesore Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Frances ne Tirane, Bernard Fitoussi

 

Share This Article
7 Comments
  • Cfare pune ka Edi dhe Sajmiri per rastin ne fjale, policia e shtetit e ka arrestuar dhe Gjykata e Kapter Jarit e ka liruar. Letra e Ambasadorit Francez duhet te drejtohet per tek Sali Bisha, ai eshte koka e mafies ne Shqiperi, te tjeret kane celsat e kashtes.

  • E pra ,cka ka pritur tjeter Franca nga keto qeveritare te korruptuar,qe vete organizojne traffikun e drogues bile edhe nepermjet ambasaden e shqiperise…?Le t’i prese e percjellje ‘bossat’ e ketij konjarit tash sic i ka pritur e percjell déri tash!

  • Zoti mender president alias Nishani.zoti spektakel batutaxhi Rama .Shterngojani hekurat Nazime Vishes!Ajo mos t`ju shpetoje!Mjere Shqiperia dhe vaj Europa po doli Nazimja nga burgu! Gjykatesit nuk dijne,kane nevoje per assistence teknike,.Duhen ca euro nga Franca per trajnimin e gjykatesve,gjynah jane me shkollen e Tuc Makut tek plepat.

  • Gjykatesit (dhe pokuroret) kane mare para, por ka rene sharra ne gozhde se kane reaguar francezet, qe jane njerez patriota atdhedashes, qe e kane per nder te punojne ndershem, e jo per para, e jo si bythqirat e korruptuar te vendit tone, qe s’kane asnje lloj vlere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *