Andrea Stefani
Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes, një nga ideatorët e fabrikës mafioze të vdekjes që i mori jetën 26 njerëzve dhe plagosi e shkatërroi shumë jetë të tjera, ndodhet në Uashington duke negociuar me amerikanët për reformën në drejtësi! Por askush nuk proteston për këtë absurd lakuriq që nuk kërkon shpjegime.
Përvjetori i masakrës të shkaktuar nga etja e një pushteti të mafiozuar për fitime nga municionet e diktaturës, kaloi këtë vit në heshtje. Askush nga pushteti i sotëm i socialistëve, domethënë nga opozita e djeshme që premtonte drejtësi, nuk vajti në Gërdec për të bërë homazhe dhe vendosur lule mbi memorialin e tragjedisë. Jo rastësisht. Do tingëllonte si farsë. Sepse pandëshkueshmëria, 8 vjet pas masakrës në Gërdec, është vetë një masakër mbi drejtësinë.
Ndaj kinse i zhytur na hallet e qeverisjes, të debateve me Blushin për demokracinë në parti, apo me Berishën për reformën në drejtësi, pushteti u shtir sikur e harroi Gërdecin. Ndoshta ka nisur ta ndrydhë kujtimin për të, ashtu siç shtypim në subkoshiencë gjithçka që nuk na leverdis apo na turpëron. Sepse çdo përvjetor që kalon, shpërthen e rishpërthen në heshtje demaskuese, edhe më trandëse se gjëmimi i barutit, mungesën e skajshme të devocionit për drejtësinë.
Në Uashington ndodhet edhe Lulzim Basha, koleg i Mediut në qeverinë e Gërdecit, që do ta çonte më tej stafetën e krimit pushtetar në masakrën e 21 janarit. Edhe ky ndodhet atje për të folur me amerikanët për reformën në drejtësi si dhe për të denoncuar “kriminelët e qeverisë socialiste”. Basha nuk e ka fort gabim. Edhe këta socialistët ndoshta e meritojnë emrin e kriminelit. Se nuk ka krim më të madh, më gërryes, më të rrezikshëm dhe vrasës për shtetin, sesa të mos përpiqesh me mish e me shpirt, natë e ditë, që të bëhet drejtësi për Gërdecin dhe 21 janarin. Pra, që të marrë dënimin e merituar edhe Basha vetë.
Dhe cila është alibia e socialistëve për mosndëshkimin e kryefajtorëve për Gërdecin dhe 21 janarin, për këtë mungesë ulëritëse drejtësie? Mungesa e drejtësisë vetë!!! Kush erdhi në pushtet për të kuruar një të keqe, po justifikohet pikërisht me të keqen që duhet ta kuronte!
Vrasësit kanë fluturuar në Uashington për të biseduar se si t’ia bëjnë për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Është fiks fare si “t’ia bëjnë”. Si t’ia bëjnë që edhe të mos e bëjnë, por edhe të duket sikur e bëjnë. Reformën. Se duhet të jesh i marrë të shpresosh që politikanë kryepërgjegjës për tragjedi dhe krime të përgjakshme si Gërdeci dhe 21 janari, që vazhdojnë të militojnë në politikë vetëm sepse nuk është bërë drejtësia, mund të japin ndonjë kontribut që të themelohet në këtë vend drejtësi. Prandaj nuk mund të mos lësh mënd kur dëgjon një diplomat amerikan që nga Uashingtoni të deklarojë plot optimizëm se është shpresë plotë se lidershipi politik i të dy krahëve, do arrijë konsensusin për reformën në drejtësi. Është njësoj si të shpresosh që Al Kapone të investohej në kapjen e Al Kapones. Një shpresë e pashpresë që e nanurisin edhe socialistët e Edi Ramës, edhe ambasadori Lu apo ambasadorja Vlahutin, ndërsa marrin e japin me Berishën, Bashën dhe Mediun për reformën në drejtësi. Dhe duhet thënë hapur, kjo arrogancë për të mbajtur si partnerë, madje për t’i dhënë edhe flamurin e dekriminalizimit, politikanë haptazi të kriminalizuar, është një tentativë për vrasjen dhe varrosjen e moralit publik!

5 vjet burg per Stefanin ,ka thyer kodin e heshtjes
krieministri firmos
5 vjet burg per agjitacion propagande
keto i ka nga Haritua , nuk lejohet perdorimi i fjales kriminele ,quhen puntore te dalluar qe ne vete i kemi punesuar per te na vrare ,kane imunitet
gjithashtu Haritua i shton dhe 2 vite burg per cfaqe te huaj me pamje te theksuar revizioniste ,per kete e merr vete briskun ministrja dhe i jep nje mesim te mire
armikut Stefani
komentet te mbyllen se kllasa punetore nuk eshte dakort qe Stefani kritikon vijen e partise …..
parulla eshte “fajin e ka saliu ” mos devijoni shoke !
Është njësoj si të shpresosh që Al Kapone të investohej në kapjen e Al Kapones. Një shpresë e pashpresë që e nanurisin edhe socialistët e Edi Ramës, edhe ambasadori Nje analize brilante. Do ti duhej shqiptareve nje analize e tille, eshte absolutisht nje realietet. A do ta lexojne ambasadoret definicionin per ate qe ndodh ne vendin tone: ” Lu apo ambasadorja Vlahutin, ndërsa marrin e japin me Berishën, Bashën dhe Mediun për reformën në drejtësi. Dhe duhet thënë hapur, kjo arrogancë për të mbajtur si partnerë, madje për t’i dhënë edhe flamurin e dekriminalizimit, politikanë haptazi të kriminalizuar, është një tentativë për vrasjen dhe varrosjen e moralit publik!. Ju pershendes per kontributin Jeni nje gazetar me vlere dhe jo si ata …..
Vizita e kryetarit te PD-se,zotit Basha ne ShBA,ku po takon personalitete te larta te politikes amerikane,ka hidheruar shumekend nga maxhoranca ne pushtet,vecanerisht pjesa socialiste e saj,qe dmth,pjesa ramiste.
Arsyeja eshte e thjeshte fare: nje pritje te tille NUK e pati Edi Rama,i cili u end per dy jave,ne menyren me poshteruese rrugeve te Amerikes per te gjetur shtegun per te takuar ndonje politikan qofte edhe te nivelit te ulet,dhe nuk ia arriti dot.U shperfill ne menyren me poshteruese nga autoritetet amerikane.Nderkohe,Lulzim Basha po ben takime te shumta me politikane te nivelit te larte ne ShBA.
Por ne shkarrashkrimin e zotit Stefani,pervec hidherimit qe vjen nga kontrasti,ka edhe dicka tjeter,shume me te keqe,e qe ka te beje me ANTIAMERIKANIZMIN e trasheguar qe nga koha,kur zoteria ne fjale ishte dhaskal i marksizem-leninizmit ne qendren kriminale te propagandes komuniste,e ku antiamerikanizmi ishte kryefjala e perhershme.
I fundmi i bolshevikeve shqiptare, sic edhe e cilesojne shume kolege analistin tone,shfrytezon rastin per te derdhur gjithe helmin antiamerikane,qe edhe pse ka qe kur ishte dhaskal i stalinizmit ne kohen e diktatures,nuk po i shterron qe nuk po i shterron.I vetedijshem se antiamerikanizmi i hapur eshte shume i demshem per karrieren e tij,mundohet ta kamufloje ate,porqe eshte e pamundur.
Imagjinoni se ne c’derexhe eshte katandisur maxhoranca socialiste,Partia Socialiste,ku i vetmi nder analistet e njohur qe e mbron me kaq zell bolshevik eshte nje i perhenur, qe njeh vetem gjuhen e mllefit dhe urrejtjes.
Jo me kot edhe kisha e flaku tutje ne vitin 1990 kur desh te behej prift.
Nje njeri me nje mllef dhe urrejtje kaq te madhe per te ngjashmein e vet,nuk mund ta parnonte ,natyrisht.
Eshte nje fakt qe e shamngin te gjithe analistet socialiste,perfshi edhe analisto-bloshevikun tone,e ky ka te beje me marredhenien Rama-Delijorgji.
Ne,qytetaret shqiptare i bejme kete pyetje bolshevikut Stefani: pse i dha Rama,Edi Rama qe to mbron me kaq zjarr dhe pathos,Delijorgjit edhe pasi beri gjemen ne Gerdec,perseri leje ndertimi?!!
Pse?!Pse?!Pse?!
Pergjigju mashtrues!Pergjigju agjitator!Pergjigju komsomolas!Pergjigju stefanaq!
Blacc Zvan! Ja ke futur kot si kau peles.Qenke idjot.
Pergezime Andrea, per kete shkrim nga me te bukurit e me profesionalet. Shkrimi nenvizon paradokset me origjinale te jetes dhe politikes shqiptare.Figurat letrare (krahasimet, sidomos) jane te nje niveli te larte, per te mos folur pastaj per nervin qe pershkon tere artikullin. Te vetmen verejtje qe do te te beja miqesisht jane fraza te tilla si kjo: “Askush nuk proteston për mungesën e drejtësisë për Gërdecin dhe 21 janarin e pandëshkuar.” Kjo eshte e padrejte. Une ne fejsbuk, qe eshte nje fushe kaq fort e rrahur opinonesh kam pare qe eshte protestuar mjaft per perberjen e delegacionit menjehere pas deklaratave amerikane “per ata qe nuk jane te denje per viza”?! Per te te kundershtuar ty kete konstatim me sherben shkrimi qe sapo lavderova, pra ky i yti! Per te mos thene qe mbi kete teme edhe une para dy muajsh bera nje shkrim te zhurmshëm, ku prishja fort gojen dhe gjej rast te kerkoj ndjese per ate. Nga kush pret ti? Nga partite e medha?! Apo nga individe te shquar? Ç’te genjen mendja o i gjori Andrea! Hajd, pra te pergezoj duke te derguar nje perqafim.
shoku Pellumb
une jam sherrosur gjithmone me ty ,por sot ju betohem qe se kam per sherr …pak dmth
hartimin pergjithsisht e ka mire Stefani ,keni te keqe se i beni nga fundi hartimet kur partia te 10 muhabetin
kur i ngjisni ne fron jeni te gjithe te gazuar
mos u qederos shume qe ke prish gojen , se partia na prish jeten perdite ,prishi nje Shqiperi te gjithe ,po qederosuni qe si shkruani gjerat drejt .ai shkrimi jot me beri shume pershtypje dhe mua , ne fakt i dedikova nje hartim te gjithe ne fb ,qe se bej me askend
se di pse inatoseni te gjithe me imperialistet ,revizionistet e Brukselit ,Amerikes e ku di une me
por nuk inatoseni me zarbot qe keni ne krye ,qe vete i sillni ne krye .kjo eshte qederosja me e madhe
dhe Stefani rastesisht harron HALEatin , tabulatet , dreqi e hengert ,vete juve na i treguat .
mire Saliut se i dhemb gjuha ta zeri ne goje ,se nuk permend dot litarin ne shtepine e te varurit ,por ama dhe juve ju ka zene barku me te
jo meqe jemi ne teme , 21 janari ka nje shkak
ka dhe pasoje vrasjet .e di si me duket mua dhe kjo me inatos me shume me ate atikullin tuaj ,me duket sikur dolen per qejf ne 21 janar ata dhe u vrane padashje .pra nuk eshte prishja e gojes ,por prishja e fakteve …dhe sherrosja ime me ty dhe Stefanin ,e ka pikerisht ketu zanafillen ,kur ju brohoritet ngjalat
nqs ti zhvlereson ,ndricon hedh poshte shkakun ,ne cdo salle gjykate do humbasesh ,ne cdo shkalle nderkombetare do zhvleresohesh ….sepse ti humbet kauzen ,kerkon vetem pushtet .
nuk po dua dhe te zgjatem ,se ti je i zgjuar vete
vetem doja te spjegoja se nuk eshte e rendesishme sherrosja ime ,kaq e kupton ,eshte fakti se kerkoni protesta ,kerkoni reagim nga shqiptaret e gjore
aaaaaaa s’ka me reagim , i edukuat pragmatik
dhe eshte histori thenia e Pulitzerit per nje media cinike dhe demagoge ,publiku qe ajo prodhon eshte me i budallepsur dhe demokracia ne rrezik .
nuk pres pergjigje ,po nuk rri dot pa folur prandaj 😛
Ti or “i Zi” nuk dike te shkruah as shqip. Le me pastaj te japesh ndonje mendim te vyer. Me mire do te ishte te mos ndotje komentet me shkarravinat e tua.
Ca po thu o njeri,ca shkaku o njeri , u pushkatuan kater e u plagosen shume te tjere , u rrafen me qindra e u futen neper biruca si ne kohen e enverit .,nje dite terrori nga antishqiptaret ,nga ata qe shiten detin e qe e kane lene kete vend me keq se uganda.cfare shkaku kerkon ti ???
Turp per ty anonim ordiner , qe si vemje debaton me P. Kulla pa guxuar te shfaqesh emrin…Me e bukura eshte se pashe nga fundi i shkrimit ( qe nuk mund ta lexoja ) se ke permendur Pulitzer ….akoma me i mjere dhe i paturp…!
Nuk duhet harruar ne listat e vrasesve perveç gjyqtareve te tte treja shkalleve te gjyqesorit duhet te shtojme dhe Ina Ramen e cila beri loje politike te ndikuar nga Bamir TOPI qe donte ta kthente kete ngjarje ne favor te tijin dhe te sulmonte Berishen. Pra kjo ngjarje u perdor per qellime te uleta politike dhe nuk u hetua siç duhej. Shume dokumenta te panevojshme u serviren per te shtuar tymin ne kete ngjarje. Ato u serviren nga bashkevrasei tjeter qe u perdor nga Bamiri dhe kompania e tij, ish ministri Gazmend OKETA.
Meriton vetem nje brovo te madhe z.Stefani,tulumte.Turp per qeverin e Rames qe bene sikur ka harruar ngjarjene dhe as tenton te hap hetime s`paku per gerdecin dhe 21 jenarin.Rama ose eshte frikatash ose ikapur,asnje argument tjeter se justifikone,koha dota denoje njesoje si vrasesit Berisha e kompani.
Andrea,nuk te kam dashur,TE DUA.
je absolutisht i sakte! Po kush degjon..shoqeria shqiptare ka halle me te medha isc eshte protesta per parkun e liqenit.. ku pervec malltezit duhet te shkoje dhe shkelzeni mehdiu dhe basha te protestojne…o tempora o mores..
T’u lumte pena, si zakonisht, Andrea! Furia e mendimeve te tua, sepse ashtu furishem jane hedhur ato ne leter, me kujtoi nje vjershe te Sejfulla Maleshoves, alias Lame Kodra, e cila qarkullonte gjate LNÇl. “…Jo mor jo te gjallet sonte s’po degjohen\ Dhe prandaj ne varr te thelle zemerohen…” Eshte nje fatkeqesi qe po e ndjek kete popull, i cili nuk gjeti dhe nuk gjeti dot nje klase politike qe ta perfaqesoje denjesisht. Protesta per krimet, qe ti kelthet dhimshem, nuk duhet te kishte rreshtur as edhe nje dite te vetme. Le te sjellim ne kujtese se çfare u be dhe po behet ne Greqi per vrasjen aksidentale te nje 15-vjeçari.
Guri jam dakrt me mendimin tend por tragjedija e shte se te dy partit ekrahve te ndryshm bejn sikur shahen diten dhe puthen naten
Andraa Stefani gjithmon shkruan te verteten ,por tragjedija eshte s te ghithe politikanet ne Shqiperi shajne diten dhe puthen naten
Z.Stefani!ti shkruan bukur i sqaron problemet realisht por dhe nga ana psikologjike ju ben nje pasqyre konkrete por gjithçka vetem per ne qe te lexojme por jo per politikanet e te dy kraheve(apo te te gjithe kraheve) te cilet(me vjen keq qe megjithse i zgjuar,nuk po arrin ta kuptosh qe ata jane bashke,jane pjelle e “katovices”ramizjane)tallin l…et me ty e me ne!
SI QENKAN ‘VRASES’ KUR TI BLUSHAT,BUTKAT,BODET I KINI PROPOGANDUAR E VOTUAR 25 VJET O I ‘ANTIKRISHTERI’ STEFANAQ!?ZHDUKUNI NE TERRIN E ERRESIRES QE KINI PERDHUNUAR KETE POPULL ME TEPER SE DHENDERRI E NIPI SERB !
Bravo Z.Stefani, nje nga shkrimet tuaja me te bukura!
“Morali yne i vdekur” duhet te ringjallet !
Nje bravo e madhe!
Andra!
Te lumte!
Mediat e opinionistet e tjere mbeten memec para nderkombetareve. Ndaj dhe ambasadoret e huaj, bejne c’te duan ketu, tek populli qe ka gjuhen me te lashte. Gjuhen e Homerit te lashtesise
Fshati qe duket nuk do kallauz, gjeopolitikat kapercejne standartet demokratike ndaj qe kur u hapem, humbem pavaresine ndaj asgje nuk eshte e persosur ne kete dynja dhe mjere ai qe e ka per risk sepse secili per vete. Ne pastaj na eshte vrare dhe nervi i protestes se keta zoterinjte bredhin serbes rrugeve te Tiranes dhe botes dhe ne zgerdhihemi si palaco dhe shajme nga prapa.. jemi shtet marionet dhe nuk ka ndonje shprese sepse greko-serbi ka investuar dhe investon dhe lobon perendimin njekohesisht.
Shkrim apo kushtrim? Te dyja bashke, prandaj dhe nje bravo te madhe per Andrean.
Ne kushtet aktuale, fatkeqsisht, edhe shkrimi me i goditur nuk mund te vere ne levizje nje shoqeri civile te raskapitur nga vuajtjet, te degjeneruar e te demoralizuar si mos me keq brez pas brezi. Ata qe dalin e protestojne për dy peme te kositura per truall ke liqeni, dhe nuk dalin te protestojne fuqishem kunder masakrave te tilla sic jane tragjedia e Gerdecit dhe masakra e 21 janarit, kurresesi nuk mund te jene pjese e nje shoqerie te emancipuar, e cila menjehere pas krimeve s’duhej te reshte se dali perdite ne protesta, deri sa te detyronte drejtesine te ndeshkonte shkaktaret. Derisa te detyronte te gjunjezoheshin dhe vete ata, qe menjehere pas krimeve u munduan, dhe po mundohen edhe sot e kesaj dite, t’i lene ne harrese krimet e bera, me qellim nxjerrjen nga llogaridhenia ligjere te autoreve.
Minimizimi i rendesise qe ka per demokracine e brishte ndeshkimi i detyrueshem sidomos i ketyre ngjarjeve, eshte shprehje e qarte e mosinteresit dhe e pabesise kundrejt sovranit prej atyre qe erdhen ne pushtet pikerisht me motivin e ndeshkimit te korrupsionit dhe krimit institucional. Disa nga protestat e koheve te fundit, perfshi ketu edhe vete 21 janarin, kane deshmuar se “protestuesit” pa ideale kane qene thjeshte militante, te cilet gatishmerine per te vershuar rrugeve e tregojne vetem ne rastet kur mobilizohen per qellime interesash nga partia. Te hidhesh ne proteste kunder korrupsionit te nje qeveritari te piketuar, dhe te mbyllesh syte perpara vrasjes, nuk mund te jesh gje tjeter vecse nje militant apo mercenar i paguar. Per sa kohe kjo shoqeri me moral te vdekur do te vazhdoje te vihet ne rresht vetem pas mercenareve te partise, kjo shoqeri do te mbetet vasale e perjetshme e tyre. Keta jane dhe fatkeqsia me e madhe e te gjalleve me moral.
Te lumte Andrea, per keta kriminele me kollare nuk pi uje lista e ambasadorit western.
Koha do te beje te veten!
Kur ?
No answer
Atehere
Dy jane rruget
Duhet pritur
Ose
Duhet afruar, koha
No answer, again and again.
Edhe Une
Pergjigje nuk kam
Sepse
Koha, e cila nuk varet nga Shqiperia dhe Shqiptaret, do te beje te veten.
Sepse
Jemi te varur
Te pavarur
Ndihna Zot.
Mesazhi im ; i qifsha gru,vajze e moter ketij robqimi.A.stefani gruqimi.
Zagar i ndyte i Berishes apo i kujdoqofte qe lef prapa ferres. Zhele e flliqte qe i fshin kepucet atyre qe i sherben dhe nuk te vjne ndot nga vetja kur chan si cub nga prapa kraheve nje gazetar qe shkruan hapur ate qe mendon pa e fshehur fytyren o i paftyre. Eshte e drejta jote te mos jesh dakort o kafshe malsie apo fushe por kjo nuk te jep te drejten te shash. Nxirre fytyren o pis i firumeve nese ke pak koqe burri ne mes shaleve! O moderator i forumit si lejon te dalin sharje te tilla nga plehrat frikacake te ketij vendi??????
Edhe me u share me cfar ju permban pragu nuk ndiheni,mjafton tu shaj nje socialist.
Na shkrive o NAQE,por si zagar i llumit te ketij kombi te takon qe tju dalesh ne mbrojtje kriminelave dhe tradhetareve te ketij kombi.E qe ta maresh vesh ti NAQE,varremihesit qe kerkojne me cdo kusht shkaterimin e ketij kombi si dhe miqesine me SH.B.A.ne jane stafi i Saliut i lidhur me mafiozet nderkombetare por edhe me zhapike si puna tende.Po cte zgjatesh me nje kelysh si puna tende qe nuk shikon pertej hundes se tij.Ngushellime familjes qe kane nje trap si TI.
Stefan me ne fund u binde se nuk ka reforme dhe as do te kete drejtesi ne kete vend edhe per shume vite.
I shkelqyer shkrimi i Stefanit, nje akuze e ndershme per pushtetin e ri dhe rilindasit.
Per kaq sa shkruan Andrea eshte nje e nje mijta qe duhet te ULURASE..megjithese eshte teper i vonuar dhe ky artikull duket si nje fjalim lamtumire para nje XHENAZEJE..dhe kjo kufome eshte ajo qe ne i themi
Nene Shqiperi..pra na ka vdekur Nena…
Por ne fakt Nena jona u plagos per vdekje ne 2 prill 1991 kur “komshiu serb me disa amerikano-tropjane dhe makartiste te semure e bene kete invazion..Me kalimin e viteve mori plage te medha deri sa dha shpirtne 18 MARS 1997.
Nuk dua te bej asnje lloj komenti.. por pritja e Bashes & Mediutne SHBA njeri si minister i 21 janarit dhe tjetri si ministri gerdecit eshte ofendimi me i madh qe i eshte kombit shqiptar qe nga kohet e lashta,,dhe nuk ka asnje justifikim.
Por ajo qe me cudit me shume eshte se ata qe hodhen qeverine e majte me raprezalje pas 31 marsit 1991..ato qe e hodhen me Kalin e Trojes ne 2005 qeverine e majte..kane filluar nje fushate te pabesueshme qe mund te spjegohet me idete qe kishte nje kongresmen JAJMES TRAFIKANT JR ( i ndjere).
Ky mik personal i Berishajve qe deshironte te vdekur te majten shqiptare dhe shkoi aq larg sa quante qeveri komuniste ate te Klintonit ne ato vite tregon esencen pse banda kriminale e berishes jo vetem mbijetoi nga denimi shembullor por po pregatitet te marre pushtetin ne 2017..Urojme qe te kete sa me pak ligjevenes amerikane si James Traffikanti ne te kunderten ti sugjerojme zotit Stefani te mos shkruaje me por te mbyllet ne ndonje manastir…ose te shkoje te ish bossi i tij ti kerkoje falje..e kam fjalen per ate Koqemadhin e Argjirokastres
Megjithate lexoni ca sekuenca nga xhevahiret e nje republikani qe u kthye i pamvarur …por qe zoti e denoi me aksident te cuditshem
JAJMES TRAFIKANT JR
Intervistojë Beqir SINA-Maj 2001/
Ja përse edhe unë jamë përfshirë në të dhe ja përse vazhdoj të përpiqem të japë ndihmën time, Sepse besoj se komunizmi është kanosje e madhe, i cili është ripërtërirë nën qeverisjen në disa vende ish komuniste dhe është evidentuar nga ky rregjim kuazi-komunist, i cili egziston sispas mendimit tim nëpërmjet partisë së Socialiste…
Unë për shëmbull do të hartoj dhe do të parqes një projekt në Konges për të siguruar para për infrasturukturën në Tiranë. Por unë nuk do ta bëj një gjë të tillë, nëse koalicioni demokratik nuk është i sukseshëm. Sigurisht, unë nuk do t’i dhuroj rregjimit komunist fonde nga qeveria Amerikane…
.
Nuk mendoj se atyre u pëlqen një gjë e till. Por , së fundi, krejt sinqerisht, nuk dua të mallkoj për atë çfarë ata po thonë për mua. Siç e shikoni , në Amerikë ka një ndarje fuqishë e forcash politike dhe si ligjëvënës , unë kam të drejtë të mbaj qëndrime të tilla. E kuptoj se ambasadori i SHBA në Shqipëri( Joseph Limpreht) është mbartës i programit të qeverisë së SHBA-së. Mendoj që qeveria e Klintonit kishte një klikë komuniste, e parë në pikëvështrime të tjera…
Por, për t’iu kthyer edhe një herë çështjes së Shqipëris, mendoj se është e ndyrë me komunistët e fëlliqur të komentosh këto çështje. Për mua Më mirë është të jesh i vdekur, se sa i majteUnë këputa një”kordë zëri” në Shqpëri, sepse shqiptarët e dinë se shumë gjëra që diskutohen nuk janë të verteta. Partia Socialiste e di që unë kam përdorur rrugën që vetëm fantazamat mund ta gjejnë. Ata janë komuniste. Dhe kjo është beteja e komunizmit dhe e demokracisë….
Urojme qe fara e James Trafikanteve te jete harruar..perdryshe…i dashur Andrea behu prift pasi te ngordhe janullatosi qe ka harruar te nderroje jete se erdhi i perkohshem…i kaloi nje cerek shekulli pushtimi
Te rroni vete Andrea..
I pa arritshem Stefan…Jo Stefan Bardhi…
I pa arritshem Stefan…Jo Stefan Bardhi…Ekselenet
Pandeshkueshmeria do ta marre ne qafe Ramen me gjithe Rilindje.
Mire Stefani, por kur do te vije dita te na thuash ndonje gje edhe per keta amerikanet qe i presin dhe i percjellin me buzeqeshje kinezo-japonezo-meksikano-pordhikali keta kriminelet dhe vrasesit tane ? Nuk eshte keq t’i behet e qarte p[opullit se keta amerikajt nuk jane ata engjejt dhe shenjtoret qe i jane paraqitur popullit shqiptar nga gjithe skota e banditeve politike dhe mediatike te Shqiperise keto 26 vjet. Eshte mire te nxirret populli ne drite pasi populli shqiptar vazhdon te jetoje me iluzione dhe mashtrime te pafundme.
Jam dakort me andrean
Agron :Edhe ju keke nga ata qe ju paskan share me cfar te perman pragu,o shkodrani te ura e bunes.
RESPEKT TE VECANTE PER ARTIKULLSHKRUESIN
U ndjeva mire dhe e vleresoj reagimin pozitiv te Andreas per fenomenin e pandeshkuesmerise qe mbizoteron tallshem dhe sfifdues mbi moralin e shumices se popullit, duke i nenvleresuar sikunder do te bente nje cakall me prene e vet, sikunder do te benrte nje dhelper me prene e vet. Fakti qe kjo sjellje e politikaneve mbeshtetet nga ShBA eshte domethenes per forcen e jashtme qe i krijoi , stimuloi dhe i mbeshtet.
Vetem nje reagim popullor mund te shkund dhe shkepus nga trupi i popullit keta cibane.