Tregtarët e pazarit karakteristik të Korçës kanë mbyllur dyqanet në protestë ndaj vendimit të këshillit bashkiak, që kufizon aktivitetet që do ushtrohen në këtë zonë. Ata hynë me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak, duke ju kërkuar këshilltarëve të rishikojnë vendimin.
“Në qoftë se ai votim është bërë me një mashtrim të pastër të këshilltarëve, ndoshta ata mund të reflektojnë. Prandaj po e kërkoj këtë pikë. E para nuk ishit informuar. E dyta, ju duhet ta dini vizionin e Bashkisë. A ju ka thënë Bashkia se biznese të tilla nuk mund të qëndrojnë më në pazar? Jo më thatë!“, u shpreh Andrea Mano, kreu i grupit të këshilltarëve te djathtë.
Pas me tepër se tre ore diskutimesh, tregtarët u lejuan të mbajnë një deklaratë në Këshillin bashkiak të Korçës.
