Atentat me armë zjarri emigrantit, sapo ishte kthyer nga Gjermania

Herion Mesi

SHKODËR-  I sapo kthyer nga Gjermania, një emigrant i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oblikë, ku shtetasi Behar Kalldrica po udhëtonte me një automjet të marrë me qira.

Ai ka njoftuar policinë për ngjarjen duke rrëfyer se persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë ndërsa ishte në ecje nga ana e pasagjerit.

Pasi kanë qëlluar autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit për të zbardhur ngjarjen. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *