Autori i sulmit në një universitet në Kaliforni ishte frymëzuar nga ISIS

Herion Mesi

Një student, i cili qëlloi me thikë 4 persona në një universitet të Kalifornisë, u frymëzua nga i ashtuquajturi grupi i Shtetit Islamik. Sipas FBI-së, Faisal Muhamad, 18 vjeç, më shumë gjasa ishte vetë radikalizuar dhe nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me grupin xhihadist.

Policia vrau me armë zjarri 18-vjeçarin, pasi ky i fundit ndërmorri sulmin në Universitetin e Kalifornisë, në muajin nëntor.

FBI tha se agjentët kishin gjetur materiale propagandistike të ISIS në kompjuterin e Muhamed. Studentit të lindur ne SHB iu gjetën gjithashtu shkrime që dëshmonin se sulmi kishte qenë i planifikuar paraprakisht.

Fillimisht i riu qëlloi me thikë dy studente brenda një klase, para se të sulmonte një punonjës ndërtimi që u përpoq ti ndihmonte ata. Më pas, Muhamed vrapoi jashtë godinës dhe plagosi një të punësuar në universitet. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *