Hawking: Kthejini sytë nga qielli, atje është shpëtimi për njerëzimin

anazapta

Astrofizikani i njohur britanik, Stephen Hawking, thotë se njerëzit duhet t’i kthejnë sytë nga qielli për të gjetur shpëtim. Hawking, një nga dhjetë gjenitë e kohëve moderne, mendon se njerëzimi duhet të eksplorojë urgjentisht planetë të tjerë, pasi në rast të kundër, jeta në Tokë nuk i kalon 1 mijë vjet.

Shkencëtari thotë se njerëzit duhet të eksplorojnë hapësirën kozmike, pasi diku atje lart fshihen mundësitë për jetesë. Sipas tij, ekzistenca e jetës biologjike në zonat e thella të universit është e mundur, por kontakti me këto forma të panjohura jete do t’i sjellë vuajtje njerëzimit.

“Ne duhet të kuptojmë fillimisht se si funksionon universi dhe vetëm pas kësaj do të mund ta kontrollojmë atë. Shikoni më shpesh yjet dhe jo atë çka ndodhet nën këmbët tuaja”,  thotë fizikani i njohur.

Share This Article
4 Comments
  • Po te na kete mbetur edhe vetem 1000 vjet ne Toke, atehere edhe sikur te ecim me shpejtesine e drites ne mund te njohim nje hapsire te universit me rreze 1000 vjet drite, pra shume larg atyre zonave te thella me ekzistence jete. Zgjidhja i eshte dhene njerezimit 2000 vjet me pare me mesazhin hyjnor “Duajeni njeri tjetrin dhe te gjitha do t’i mesoni”.
    Ju faleminderit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *