I nderuari Kryeredaktor, përshëndetje! Të kemi rënë në qafë ne të thjeshtit se të tillë ju quajmë dhe ju. Ju lutemi shumë ju të medias, si të shkruarës dhe asaj televizive, na u hiqni qafe me emrin e Berishës, e them me të vogël, dhe e ka shumë, por bëmat e tij për aq vjet janë varrmihëse mbi Shqipërinë për këto vjet. Si mund të merret ky njeri (që vetëm njeri nuk mund të jetë) seriozisht, i cili vetëm shkatërrues i Shqipërisë ka qenë për këto 25 vjet? E kujt i shërbejnë mendimet e tij që vetëm shqetësime i ka sjellë mbi 75 për qind të shqiptarëve? Ç’është gjithë kjo media që i kreh bishtin këtij ish-drejtuesi dhe shkatërruesi të Shqipërisë? Dijeni që përgjegjësinë do e mbani dhe ju si pushtet i katërt, se historia nuk u shmang edhe ju. Prandaj ju lutem shumë, hiqni dorë nga ky sharlatan që vetëm të keqen i ka sjellë dhe po i sjell këtij vendi dhe fatkeqësi popullit shqiptar. Askujt nuk i vlejnë tani mendimet e tij, pasi asnjë perspektivë nuk kanë. Ndonjë i huaj mund ta vlerësojë (siç janë amerikanët), por me sa duket ata dinë të flasin shqip, por nuk po kuptojnë shqip. Ndaj, politikës shqiptare (sidomos asaj të majtës) i duhet t’i mësojë shqipen, e kjo vjen nga vlerat politike që kanë eksponentët e kësaj politike. Populli nuk duron më, por kërkon veprim konkret nga ata që u ka dhënë votën në vitet 2013 e 2015, nuk ka kuptim të pritet më gjatë. E nderuara redaksi, jepni një hapësirë për sa po ju dërgoj. Ju përqafoj të gjithëve. Përshëndetje!
Letër e nënshkruar
Pjetër Bubaj
