Basha: Kërcënimi i Ramës për zgjedhje nëse s’miratohet reforma në drejtësi, është bllof

Herion Mesi

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

Me anë të një reagimi të shkurtër, Basha thotë se SHBA-të do të ndihmojnë Shqipërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pak orë pas këtij takimi, PD deklaron sot se Basha shprehet se kërcënimi i Ramës për zgjedhje të parakohshme, nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, është një bllof.

“Diskutuam për këtë impostim qesharak  të qeverisë, e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës”, thotë Basha. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *