Ban Ki-moon: Muret nuk e zgjidhin krizën me migrantë në Evropë

Herion Mesi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se ndërtimi i barrierave nuk do të zgjidhë krizën me migrantë.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane, “Bild”, Ban Ki-moon ka thënë se “ndërtimi i mureve, diskriminimi i njerëzve ose kthimi i tyre prapa nuk janë përgjigje për problemin”.

Ndrëkohë, ai ka lavdëruar “udhëheqjen politike humane” të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe u ka bërë thirrje politikanëve të tjerë që të ndjekin shembullin e saj, ndërsa ka shmangur komentimin e spekulimeve se Merkel mund të emërohet në postin e tij, kur mandati i tij i dytë të përfundojë më 31 dhjetor./H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *