Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti procesin e konsultimeve dhe prezantimin për qytetarët të projektit të madh të shndërrimit në pedonale të sheshit “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me ndërlidhësit e Njësive Administrative 9, 10 dhe 11, ku ka bërë të ditur se, ashtu siç u veprua për një sërë projektesh të tjera që kanë nisur të zbatohen, bashkia do të zhvillojë dëgjesa me banorët e Tiranës, kryesisht ata që preken direkt nga rindërtimi i sheshi “Skënderbej”, të cilëve do t’u prezantojë e diskutojë projektin.
“Për çdo projekt të madh, ashtu siç bëmë për këndin e lojërave dhe buxhetin e këtij viti, do ta prezantojmë në çdo njësi administrative. Kështu, do të veprojmë edhe me projektin e sheshit “Skënderbej”, tha kryebashkiaku Veliaj. Gjithashtu, ai theksoi se për këtë qëllim do të realizohet një kalendar dëgjesash me qytetarët, ndërsa tha se një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet takimeve me banorët e njësive 9 dhe 10 që preken direkt nga ky projekt. “Kjo është arsyeja pse po përgatisim një kalendar dhe pasi të bëjmë një prezantim qendror të projektit të sheshit “Skënderbej”, do të shkojmë në çdo njësi”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se takimet e gjera me qytetarët për prezantimin e projekteve që kanë impakt direkt tek ata, janë zgjidhja më e mirë për të ecur përpara. Ai informoi ndërlidhësit edhe me disa detaje të përgjithshme të projektit të transformimit të sheshit “Skënderbej”, i cili sipas tij është projektuar të jetë sheshi më i rëndësishëm i të gjithë shqiptarëve dhe simbol i unitetit kombëtar.
Punimet për rindërtimin e sheshit do të fillojnë vetëm pasi të kenë mbaruar punimet e Unazës së Vogël, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi normal i mjeteve në qendër. /H.M/ Dita

Amani more, hiqeni kete pamje se n’a hapi barkun ! Ky vetem shesh nuk quhet. Ky ka qen turpi i botes….. Cojeni sheshin “Skenderbe ne c’do variant te se kaluares ,vetem kete zhdukeni nje ore e me para, se vetem shesh nuk eshte. Ky tregoi edhe kulturen e drejtuesit te bashkise. tamam si fytyra e Enno Bozdos….. ose si lines qe perdor une c’do muaj ….