“Emigrantët”, Renzi: BE-ja të sillet me Shqipërinë e Libinë njësoj si me Turqinë

Herion Mesi

“Sot po tentojmë një marrëveshje me Turqinë për të ndihmuar Gjermaninë në frenimin e fluksit të emigrantëve. Deri këtu gjithçka është në rregull. Por, duhet të jetë e qartë se ajo ç’ka po vendoset sot do të krijojë një precedent”.

Deklarata bëhet nga kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili mori pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian, ku po diskutohet për problematikat e përballimit të krizës së emigrantëve. Renzi shpreh shqetësimin e Italisë për zbarkimet e fundit të emigrantëve të nisur nga Libia si dhe për flukset e mundshme të emigrantëve sirianë, afganë e irakianë nga Shqipëria, për shkak të mbylljes së rrugës ballkanike.

“Rregullat që do të adoptohen për Turqinë, duhet të jenë të vlefshme dhe për vendet e tjera, ku pritet të përfshihen nga fluksi i emigrantëve. Marrëveshja me Turqinë i garanton qeverisë së Ankarasë fonde e lehtësira me kusht që të mbaj emigrantët. Por, Evropa duhet të demonstrojë të njëjtën sjellje dhe ndaj vendeve si Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia e Libia”- është shprehur kryeministri Italian. /H.M/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *