Duke marrë si shëmbull veten e tij, që para 30 vitesh ka zgjedhur arsimin profesional, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi u bëri apel të gjithë të rinjve që janë në dilemë, të zgjedhin një zanat si mënyrën më të thjeshtë për të gjetur një vend pune.
Në lançimin e fushatës “Unë zgjedh arsimin profesional”, Klosi numëroi 30 arsye për të rinjtë, ndërsa vuri si objektiv që 50 për qind e nxënësve në arsimin bazë të zgjedhin shkollat profesionale. Në fushatën lançuese ishin të ftuar një numër i lartë personalitetesh, të cilët dhanë shëmbujt e tyre konkretë se pse arsimi profesional është zgjedhje e zgjuar.
Ministria e Mirëqenies Sociale, me ndihmën edhe të donatorëve, ka planifikuar që të ndërtojë 15 shkolla të reja profesionale në vend, për të shtuar vëmendjen ndaj arsimit profesional dhe për të ofruar më shumë mundësi zgjedhjeje.
