Sot në orën 10:00 pritet të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste.
Banderola në hyrje të godinës do t’u urojë mirëseardhjen delegatëve. Në të shkruhet motoja e këtij kongresi, “PS, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.
Do të jenë 1.460 delegatë, shumica e të cilëve do të marrin pjesë për herë të parë në një kongres, ku do të dëgjojnë debatet e socialistëve të rinj e të vjetër, që do të karakterizojnë punimet e këtij eventi.
Dy janë pikat kryesore të axhendës së Kongresit: fjala përshëndetëse e kryetarit Edi Rama dhe diskutimet për ndryshimet statutore që pritet të votohen.
Deputeti Ben Blushi pritet të mbajë një fjalim dhe po ashtu mbështetësit e tij, që do të kundërshtojnë propozimin e Ramës për mbajtjen e referendumi për ligjshmërinë e mandatit të tij në krye të PS.
Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së antarësime në PS.
Veprimtarinë mes dy kongreseve do ta paraqesë Komisioni i Garancive Statutore në këtë parti.
