Trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, dëshiron vetëm vendin e tretë dhe për këtë ai thotë se duhet të mposhtet Interi.
“Ne duhet që të përmirësohemi, duhet të shikoj Romën time dhe jo të bëhem si Juventusi. Ata kanë pasur lojë të mirë në Mynih, meqë ra fjala”, – u shpreh tekniku. I pyetur për duelin me Roberto Mançinin, që kurrsesi nuk është një ngjarje e parëndësishme, ai u përgjigj:
“Gjithmonë është mirë të përballesh me të, nuk ka lidhje me çfarë ekipesh luajmë.
Natyrisht Interi shton më tepër petkun e një derbi në këtë ndeshje, sepse është ekip i madh me synim të madh. Shpresoj se do të jetë një ndeshje që do të ketë vlerë të fitohet.”
