Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të flasësh pa fund e të mos thuash asgjë. Nuk e di përse këtu tek ne është koncepti i gabuar që mjafton të mos pushosh së foluri e je i prerë për të qenë orator apo deputet i “suksesshëm”. Fjala peshon më shumë se guri, themi ne shqiptarët. Por për të mos e zgjatur po jap një mendim “popullor” për emisionin “Opinion” të z. Fevziu. Si gjithmonë këto kohët e fundit shkrimtari deputet është në fokus mediatik. Natyrisht në atë antiqeveritar. Po çfarë tha e çfarë kuptova unë nga intervista e gjatë? Së pari dua t’i kujtoj zotërisë se shumica e shqiptarëve janë mediokër intelektualë. Fundja nuk mund të jemi të gjithë poetë e shkrimtarë e aq më pak oratorë të “shquar”! Nga i gjithë leksioni “enciklopedik” për rritje ekonomike të paparë, për rroga e pensione të rritura, për zhdukje të korrupsionit, për ndalimin e çkombëtarizimit e të tjera si këto, nuk kuptuam diçka “të vogël fare”. E do ta formuloj po me një pyetje po aq “të vogël”. Ku do t’i gjejë Blushi paratë për të krijuar këtë parajsë “oratorike”? Nuk tha asnjë fjalë për këtë “kryeministri” i ardhshëm. E po nuk e tha do të mbetet gjithë jetën një i tillë imagjinar e poetik. Fundja është diçka. Është më mirë se sa të mos jesh asgjë. Profeti
