Obama në mision historik në Kubë

Dita

Presidenti amerikan, Barack Obama do të fillojë nesër një vizitë triditore historike në Kubë, vizitë që vetëm pak më shumë se një vit më parë do të tingëllonte e pamundur.

I vetmi president amerikan që ka vizituar Kubën është Calvin Coolidge, i cili shkoi me anije në këtë ishull, në vitin 1928.

Tashmë, dekadat e armiqësisë për shkak të spektrit ideologjik duket se kanë marrë fund.

Madje, edhe e përditshmja ”Granma” e Partisë Komuniste të Kubës, që për dhjetëra vjeçarë të tërë ka mallkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si armikun kryesor të vendit, i referohet Obamës me terma miqësore.

Gjatë presidencës së tij, Obama nuk ka luajtur një rol shumë aktiv në Amerikën Latine, dikur e konsideruar si oborri i SHBA-së, raporton ATSH.

Sidoqoftë, mbërritja e Obamës në Kubë me avion përbën një hap të jashtëzakonshëm përpara.

Share This Article
1 Comment
  • nese Zoti Obama ,i vetmi president amerikan 100% nga populli ka shtrire doren e pajtimit me Kuben e Fidel Kastros (armiku me i madh i amerikes) e kunderta ndodh ne Shqiperi kur falangat e disa anti-komunste te semure psiqikisht si Frank Wisner-Elez Biberaj me kompanite e tyre kane shumefishuar kanibalizmine e tyre kunder Enver Hoxhes..

    Edhe zedhenesi i tyre ne Shqiperi Donad Lu Basha ka kaluar ne nje mbrojtje te hapur karshi dyshes kriminale 2B.

    Ne ekuivalence me pajtimin OBAMA-KASTRO ose USA-KUBE..duhet qe Donald Luja duhet te shkoje te Nexhmija per nje vizite kortezie..ne respekt te asaj qe per 50 vjet nuk vodhi asnje qindarke ..dhe eshte e persekutuar nga qeveria amerikane per 60 vjet…

    ACT NOW mister Donald Lu..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *