Zëvendësimi i katërt në futboll, FIFA vendos eksperimentimin në Rio 2016

redaktor

FIFA vendosi të bëjë një ndryshim tjetër në rregulloren e futbollit edhe pse fillimisht do të jetë një eksperiment. Komiteti Ekzekutiv i këtij organizmi i hapi dritën jeshile provës për zëvendësimin e katërt në një ndeshje.

Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Brazil do të jenë eksperimenti i parë. Zëvendësimi do të kryehet vetëm nëse takimi shkon te pjesët shtesë, për t’i dhënë më freski ekipeve. Botërori i klubeve dhe ai i femrave U20 do të jenë aktivitetet e tjerë ku do të vërehet ky ndryshim.

Pritet që FIFA të ketë reforma të thella edhe në organizimin e saj të brendshëm. Zgjedhja e Gianni Infantino në krye shikohet si një pikë kthese pas skandalit të korrupsionit që përfshiu qeverinë e futbollit botëror, që solli edhe largimin e Sepp Blatter që është i pezulluar nga çdo aktivitet për 6 vitet e ardhshëm.

Share This Article
1 Comment
  • Po le te lejoje edhe 11 lojtare ti nderroje ne nje ndeshje, po ashtu çdo skuader te bleje nga Afrika apo nga Europa 22 lojtare. Po e prishin futbollin duke e çkombtarizuar. Los Skenderbeu me Terbunin-thone; ne fakt s’ka asnje nga Korça dhe asnje nga Puka. Pra, Skenderbeu paska femije dhe ne Serbi, po mire se eshte afer, por edhe Nikaragua etj. Me mire ta bejne futbollin me robot se njeriut i ka rene vlera ne vendin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *