Do shkonte në televizion, dy shqiptarët e vjedhin

Dita

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitje të një argjendari. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Firences.

Në pranga përfunduan shtetasit Pali Tako, 28 vjeç dhe Aurel Bushaj, 32-vjeç. Grabitja ndodhi kur një argjendar italian po shkon në një televizion lokal me dy çanta në duar, ndërsa shqiptarët i dolën në pritë duke ia marrësh atë çka kishte.

Shqiptarët kishin pistoleta me vete dhe nën kërcënimin e tyre arritën të merrnin çantat, ku sendet brenda tyre kapnin një vlerë prej 50 mijë euro. Së bashku me dy shqiptarët, janë arrestuar edhe dy italianë, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre.

Shtetasit italianë kishin mësuar mbi shkuarjen e argjendarit në studion e televizionit “Teleregione Toscana”, dhe më pas kanë informuar dy shqiptarët për të zbatuar planin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *