Arben Ahmetaj: Me reformat tona krijuam mundësi për punësim

Dita

Për një sekondë të vetme dua t’ju kthej mbrapa në kohë, në vitin 2009 , dhe t’ju kujtoj jo më një klishe, por një fakt të vërtetuar. Kur Kryeministri i sotëm dhe Kryetari i Partisë Socialiste atëherë, i tregoi shqiptarëve se beteja jonë për votën e lirë, ishte më shumë se aq.

Atëherë, Kryetari i Partisë Socilaiste tha: “Kanë vjedhur votën, që të vazhdojnë të vjedhin Shqipërinë”. Dhe cdo ditë në opozitë u munduam që statistikisht dhe me vërtetësi t’i tregonim shqiptarëve se cfarë bënte ajo qeveri që sot është qeveria e vjetër, sesi i vidhte shqiptarët dhe sa i vidhte shqiptarët.

Më duhet ta pranj që ditët e para të punës sonë në qeverisje sollën dhe një surprizë tjetër, përtej asaj të imagjinuarës, sepse vjedhja, shkatërrimi dhe mjerimi që ajo qeveri, qeveria e vjetr I kishte bërë shqipërisë.

Dua t’i rendis sepe shpesh harrojmë dhe grindemi me njeri tjetrin për presje dhjetore apo statistika të imagjinuara të pavertaeta.

Dua të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë sesi e morëm Shqipërinë. Qenka fati i partsië socialiste dhe të majtës që të vijë hera herës në pushtet e të korrigjojë e të pastrojë të gjitha ato shkatërrime e mjerime ekonomike, politike, shpirtërore, sjoqërore që ka bërë vazhdimisht në 25 vite e djathta. E pra ky ishte dhe fati i Partisë Socialiste në 23 qershor 2013.

Cfarë ishte rritja ekonomike në atë kohë?

E tha Kryeministri, por vlen të përmendet nga secili prej nesh që do flaës sot këtu. Ishte staistikisht gati zero dhe kishte ardhur në rënie vit pas viti, jo për arsye thjesht të një krize globale, por për arsye të një keqmenaxhimi të ekonomisë dhe burimeve.

Borxhi publik i fshehur ishte 726 milionë dollarë dhe mos harrojmë që nga kjo sallë do të kthehemi aty ku pulson Partia Socialiste dhe Shqipëria, që këto janë fjalë të cilat do të duhet t’I kemi me vete për t’i treguar shqiptarëve nga erdhëm dhe ku duam të shkojmë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër!

E lanë borxhin 69.5%. Epo e morën 57%, gati 12 % më shumë se cfarë e morën. Ia lanë në kurriz shqiptarëve gjithë këtë borxh dhe sot, vijnë e flasin për borxhin. Disa statistika janë shumë të rëndësishme, t’i marrin këtu e t’i recitojnë në të gjithë Shqipërin si socialistë dhe si progresistë, sepse aty ku pulson Partia Spcialiste sot, pulson patjetër edhe e ardhmja e Shqipërsë.

Të vërtetat e borxhit debatohen dhe midis nesh. Ka miq tanë brenda partisë, të cilët na debatojnë për borxhin publik. Është rritur borxhi thonë. Do të dua t’jua përsëris sërish atë fjalë që e kam thënë pothuaj në të gjithë podiumet e mundshme. Të mos harrojmë tre statistika të rëndësishme që secili nga ne do të duhet t’i ketë për borxhin dhe nuk ka të bëjë fare me të majtë apo me të djathtë sepse ne, patjetër që jemi të majtë në themel, por ka të bëjë me një të majtë funksionale të përgjegjshme që nuk bën populizma për ta cuar vendin në greminë si ndonjë vend fqinj, por e merr vendin me përgjegjshmëri, me maturi, me guxim për ta kthyer aty në drejtimin e duhur ku ecën sot.

Ne kemi marrë borxh gati 1.6 milirdë dollarë në këto dy vite e gjysëm. Kemi paguar mbrapsht 2.2 miliardë dollarë. Që do të thotë, 600 milionë dollarë kanë dalë nga puna e përgjegjshme e kësaj qeverie duke mbledhur taksat për të paguar atë borxh, që u rrit ne tetë vitet e qeverisjes së qeverisë së vjetër, që po me të drejtë duhet thënë, ka ngelur në baltën e vet.

Fakti I dytë I borxhit, që ta ndajmë njëherë e mirë pastaj hamendjet dhe emocionet politike le të thonë cfarë të duan përtej nesh, qoftë brenda nesh, qoftë përtej kësaj salle. Fakti I dytë që unë dua ta ndaj me ju është efektshmëria e parasë që ne marrim. Për 100 lekë borxh të marra gjatë viteve të qeverisjes së vjetër, investoheshin 137 lekë. Për cdo 100 lekë borxh sot, investohen 200 lekë, pra dyfishi. Është një fakt i patjetërsueshëm. Cdo lloj debati përtej statistikës ne ekonomi, sigurisht që është lirikë romantike, qoftë e majtë, qoftë e dathtë dhe të con vetëm në greminë.

Fakti I tretë për borxhin, fakte që janë në letër dhe jo thjesht në mendjen e një Kryeministri apo të ministrave të kësaj qeverie, apo të maxhorancës. Borxhi, ka interesat më të ulëta të mundshme në rajon dhe ka përfituar maturimin më afatgjatë në historinë e vet financiare të 25 viteve. Është borxhi me koston më të ulët krahasuar në rajon. Kosto e interesave ka qenë 3.2 % e PBB, sot është 2.67% e PBB.

Shumëkush mund të thotë që ka shumë shifra që na thua. Po sepse kur diskutojmë për ekonominë, nuk mund t’I shmangim dot shifrat. Nëse nuk diskutojmë me shifra, bëjmë romantizëm ekonomik I cili na con aty ku, ndjesë që e them, e ka cuar Greqinë një aventurë romantike me veshje pseudo të majtë.

Defciti. Deficiti është shprehja më e mirë për të gjykuar një qeveri, nëse është e përgjegjshme, apo është e papërgjegjshme. E pra po jua them që viti 2016, njeh për herë të parë në shumë e shumë vite, një balancë pozitive në buxhetin e shtetit, një balancë primare pozitive. Për gjithkënd që mund të më pyesë cfarë je duke thënë me këtë, po jua shpjegoj me tre fjalë të thjeshta.

Balanca pozitive e një qeverie tregon që një qeveri nuk krijon borxh të ri, por është e përgjegjshme në operacionet  e veta që jo vetëm të rrijë brenda “jorganit” të vet, por të kursejë para për të paguar borxhin , për të mos ia lënë gjeneratës tjetër. E pra, a është kjo e majtë? Kjo është përtej të majtës, kjo është e majtë funksionale.

Vazhdojmë më tej me taksat, ne e kishim një nga flamuj tonë më të shndritshëm taksën progresive. Kemi bërë debate sa të doni, u quajtëm marksistë nëse doni, komunistë nëse doni, të majtë ekstrem etj, por nuk u tutëm asnjë sekond nga ato pseudonime që na viheshin e diku diku edhe cinizma.

Vetëm në muajin e fundit, shkurt 2016, për shkak të taksës progresive, të gjithë ata që marrin një rrogë nën 130 mijë lekë, kanë përfitur në xhepat e tyre 1.6 miliardë lekë. Që do të thotë konsumatori shqiptar, të punësuarit, 601 mijë vetë në shkurt të këtij viti kanë përfituar gati 14 milionë dollarë, të cilat me një taksë të sheshtë do t’ua kishte marrë qeveria e vjetër dhe do i contë në gropë e në humnerë, ashtu sic I coi.

E dini sa mendohet që është kursimi i të punësuarve shqiptarë gjatë 2016 vetëm për shkak të taksës progresive? Fiks 100 milionë dollar. Çfarë do të thotë kjo? Konsumatorët shqiptarë, të punësuarit shqiptarë, ato familje që përfitojnë nga taksa progresive dhe nuk janë pak, janë 97% e të punësuarve, janë gati 601 mijë shqiptarë, të cilët kursjenë 100 milionë dollarë. Është e majtë kjo. Sigurisht që është e majtë. E ka dëmtuar buxhetin? Jo! Ka krijuar rritje në konsum? Po! A e ka ritur pagën reale? 7.5% ! atëherë kjo është një e majtë akoma dhe më e mirë se cdo e majtë racionale. Është e majtë funksionale.

Të gjitha këto na cojnë tek modeli I ri ekonomik. Do të fokusohem tek tre- katër elementë tejet të rëndësishëm. Modeli I ri ekonomik fokusohet tek prodhimi I brendshëm, tek investimet private, tek kriimi I atyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që gjenerojnë punësim. Po cfarë është ajo shifra 173 mijë të punësuar? Janë 173 mijë shqiptarë që nën programin e Aleancës për Shqipërinë Euopianë, nën drejtimin e Partisë Socialiste, kanë tashmë një të ardhur mujore, për shkak se ne, me reformat tona, I kemi krijuar frymëmarrje ekonomike dhe mundësi të reja për punësim. Ështe kjo e majtë? Sigurisht që është e majtë dhe më shumë se një e majtë tradicionale. Kjo është një e majtë funksionale.

E keni dëgjuar liderin faktik të qeverisë së vjetër. Kur ditën e parë në Parlament kur ne morëm drejtimin e vendit foli për një skenar grek, dhe foli për një skenar grek me një buzëqeshje të rënde dhe me një shpresë të madhe që të shikontë zi për Shqipërinë përmes një skenari grek, që është gjëja më e trishtë që mund t’I ndodhë një vendi dhe qytetarëve të vet, nga ana ekonomike, shpirtërore, sociale dhe politike, patjetër. Ku jemi sot? Sot jemi vite drite larg asaj që ata lanë atë ditë, mundësinë e një skenari grek dhe jo vetëm jemi vite drite larg nga skenari grek, por sot jemi të konsoliduar drejt një rritje ekonomike 3.4%.

Nga se ka ardhur rritja? Nga modeli ynë I ri ekonomik. Këtu dua të përmend një nga statistikat më të rëndësishme që ka të bëjë më rritjen e të ardhurës së disponueshme për shqiptarët. Janë paratë që  I ngelen qytetarit shqiptar në duar në fund të muajit. Është rritur 7.4 % dhe arsyet janë dy, njëra shumë më shumë se tjetra. Janë të ardhurat nga puna dhe remitancat të cilat, sigurisht do të vazhdojnë dhe për pak kohë të luajnë atë rol. Shqiptarët sot janë më të pasur sec ishin në 23 qershor 2013 dhe sot janë patjetër më të varfër sec do jenë në vitet që vijojnë, në drejtimin e Partisë Socialiste.

Shifër e rëndësishme për t’u përmendur sepse bëjmë debat për këtë dhe madje pyesin, ku janë investimet e huaja? Shqipëria vendosi në 2015 rekord në shifër ne tërheqjen e investimeve të huaja. 950 milionë euro, pak më shumë se 1 miliardë dollarë, ështe vendi i dytë në rajon për tërheqjen e investimeve të huaja dhe në negociatat e fundit me Fondin Monetar Ndërkombëtar konfirmohet zyrtarisht se një nga arsyet kryesore të rritjes ekonomike vitin e kaluar janë pikërisht investimet private vendase dhe të huaja.

E mbani mend cfarë thanë në 11 shtator kur ne morëm detyrën? Cdo gjë që ju bëni, thanë, largon biznesin dhe investitorët e huaj. Janë shtuar 45 mijë biznese të reja nga të cilat shumë janë investitorë të huaj.

E pra, cdo gjë që kemi bërë , e kemi bërë se jemi të qartë dhe kemi pasur dhe një alternativë tjetër. Nëse Partia Socialiste nuk do të kishte këtë slogan që ka sot këtu, që nuk është thjesht një slogan, është riinventimi, ribërja e vetes në sfidën e së ardhmes, mund të kishte zgjedhur të mos e bënte reformën në energji. Të thoshtë jemi mirë kështu sic jemi, nuk merremi me askënd në Republikën e Shqipërisë, le të vazhdojnë të vjedhin. Mund të mos e bëntë atë që bëri me rendin publik. Mund të mos e bënte fare atë që bëri me financat publike, e të rrinte duarkryq dhe më besoni që në tetor të 2013, në buxhetin e shtetit nuk do të kishte asnjë kokërr leku për të paguar pagat, për të paguar pensionet, për arsimin, për spitalet apo për të gjitha shërbimet publike.

Morëm përgjegjësi që dikush diku na tha mund të na dëmtojë nga ana elektorale. E pra ka qenë përgjegjshmëri, qartësi dhe guxim ajo që bëri Partia Socialiste, ajo që bëri qeveria Rama dhe sot po jua them me kënaqësi, me krenari dhe modesti, që Shqipëria ka dalë përfundimisht nga kthetrat e krizës ekonomike dhe arsyeja janë reformat që unë dua t’I përmend një nga një:

Reforma makrofiskale, reforma në energji, reforma e pensioneve, reforma e rendit public reforma administrative-territoriale, të gjitha këto reforma kanë bërë të mundur që ne ta lëmë pas krizen ekonomike dhe ndoshta ndoshta jemi një nga dy vendet e vetme në rajon që e kemi lënë pas krizën ekonomike, dhe shohim atë që duhet të shohim për gjeneratën tjetër.

Do ta mbyll fjalën time duke I kutuar gjithsecilit prej jush se do ishte fatkeqesi për Partinë Socialiste të harrojë mundimin e pastër dhe të përditshëm dhe shumë të drejtë për të ardhur në pushtet dhe do të ishte fatkeqësi për secilin nga ne në këtë sallë, përtej kësaj salle apo ata që qeverisin sot, të harrojmë se nga erdhëm se nëse harrojmë se nga erdhëm, do të harrojmë atë që do të duhet të bëjmë për gjeneratën tjetër!

Share This Article
1 Comment
  • SAKT! EDHE PSE NUK JAM SOCIALIST JU PERSHENDES DHE RESPEKTOJ PER ATE QE PARTIA SOCIALISTE ME NE KRUE RAMEN, KA BERE NE KETO TRE VJETE QEVERISJE. JU DUHET TE NDRYSHONI ERIN TE JENI PARTIA SHEKCORE DHE POPULISTE EVROPIANE, DHE TE DIVORCOHENI NJE HERE E PERGJITHMONE NGA PARTITE SOCIALISTE REAKSIONARE KUDO QE JANE, ME MENDESITE SI E BLUSHIT ME KOMPANI. MOS U TREMBNI NGA CFARE REFUZOJ. LE TE MBETET BLUSHI TE PARTIA SOCIALISTE ALEATE E SE KEQES SE SALIHISTE…E NANOISTE, DADOISTE.
    PARTIA E SE ARDHMES PER TE GJITHE SHQIPTARET E CDO NGJYRE DO TE MBETET KJO E EEDVIN RAMES, QE DO TE SHTOHET E PASUROHET ME ELEMENTE TE RINJE E TE VJETER, SHKENCETARE E PROGRESISTE KUQO QE JANE.
    JU PERSHENDES ME SHUME RESPEKT…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *