Roma – Inter mbyllet në barazim

redaktor

Inter ndali Roma në “Olimpico” pas 8 fitoresh radhazi në kampionat. Ndeshja përfundoi në barazim 1 – 1.

Kjo ishte një përballje direkte për vendin e tretë, pozicioni i fundit që të kualifikon në Champions League. Një mundësi e humbur për ekipin e Mancini që të afrohej me Roma.

Perisic realizoi për miqtë në fillimin e pjesës të dytë, ndërsa Nainggolan barazoi në minutat e fundit. Një duel ku vendasit edhe pse paten më shumë raste, nuk arritën të merrnin atë që kërkonin, fitoren.

Në këtë sfidë pati edhe pak minuta për Rei Manajn. Java e 30 e Serie A vijon të dielën me takimet e tjera ku bie në sy derbi Torino – Juventus. Skuadra e Allegri doli e humbur sezonin e kaluar kur rivali ishte pritës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *