Letër e nënshkruar
Evdal Nuri
E nderuar redaksi! Është fakt se kudo në Tiranë punohet. Shohim kanele të hapura ! Kabllo që shtrohen . Rrugë që ndërtohen . Kryetari e Bashkisë me ekipin i tij e gjen shpesh në shtresat në nevojë . Herë këtu e herë atje.
Shkas për këto pak fjalë më nxiti një ngjarje që ndodhi në fillim të rrugës “Myslim Shyri”. Një grua u pengua në pllakat e thyera e u rrëzua, duke marrë rrugë frurat që kishte blerë . Shihni pllakat në krahun e djathtë në rrugës të Kavajes e Fortuzi . Tek stacioni autobuzit pranë Urës – Elbasanit, para Kishës Katolike , por dhe gjetkë. Ato janë valë-valë. Ca të ulta ,ca të ngritura , kurse disa të hequra e të thyera . Çdo ditë pengohen e rrëzohen njerëz. Kur bie shi, të ndot uji që ato mbartin. Kalimtarët flasin nëpër dhëmbë . Dikë mallkojnë ……! Është më se e qartë se ato janë të gjetura e të mbetura e s’mund të bëhen në një ditë, por riparimii i tyre mund dhe duhet bërë sa me shpejtë .Ato duhen niveluar e zëvëndësuar. Kjo s’kërkon as kohë e as shumë shpenzime , por vetëm interesim .
