Raporti / Tirana dhe Saranda me më shumë krime seksuale

Elton Tafaruci

Krimet me sfond seksual janë rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.

Një raport i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2015, zbulon se qytetet më të prekura janë Tirana dhe Saranda ku janë shënuar 16 raste të hetuara, tetë në secilin prej tyre.

Rreth 95% e personave të përfshirë janë meshkuj mbi 18 vjeç.

Lista e qyteteve që janë prekur nga ky fenomen vijon me Vlorën me 5 raste, Durrësi me 4, Lushnja e Berati me nga 2 raste dhe Fieri e Kurbini me nga 1 rast.

Përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin u regjistruan 88 procedime penale, ndërsa në 2015 numri ka shkuar në 102 raste, me një rritje prej 16 për qind.

Sipas raportit vjetor, dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë niveli i ulët arsimor dhe vendbanimi i tyre. /E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *