Apeli i Papës: Emigrantët pësojnë padrejtësi

Elton Tafaruci

Një javë para kremtimit të pashkëve, në të dielën e palmave, Papa Francesku ka risjellë në vëmendje çështjen delikate të emigrantëve.

Duke përdorur një krahasim me jetën e Jezu Krishtit, që iu refuzua çdo e drejtë, lideri shpirtëror i të krishterëve, nga sheshi i Shën Pjetrit, bëri thirrje liderve europian, që emigrantët, të cilët largohen nga konfliktet e armatosura, të mos lihen në harresë.

“Askush nuk mundohet të marrë përgjegjësinë për fatin e tyre” u shpreh kreu i Vatikanit duke bërë një paralelizëm me qëndrimin e Ponc Pilatit ndaj Jezu Krishtit, pak para kryqëzimit./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *