Wikileaks: Palestina kërkoi votën e Serbisë në OKB “ndryshe vendet arabe do njohin Kosovën”

Dita

Wikileaks ka zbuluar një hapësirë të veçantë kërkimi për emailat e Hillary Clinton gjatë kohës sa ajo shërbeu si Sekretare e Shtetit amerikan.

Në këto letërkëmbime, që i ka dërguar apo pranuar kandidatja kryesore për Presidente të SHBA-ve, apo dikush nga stafi i saj, gjendet edhe një që i përket prapaskenave që janë bërë për pranimin e Palestinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Dokumenti mban datën 23 shtator 2011.

Atë e ka dërguar në adresën e administratës së Clintonit ish-Ambasadorja Amerikane në KS të OKB-së, Rosemary A. DiCarlo.

Palestina ka kërkuar nga Serbia që të ndikojë tek anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, që të votojnë për pranimin e saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së, sepse në të kundërtën, “shtetet arabe do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, raporton Koha.net.

“Presidenti i Bosnjës ka përmendur se palestinezët janë rreshtuar në krah të Tadiqit për të bindur anëtarin serb të presidencës treanëtarëshe të Bosnjës për të votuar për anëtarësim të plotë për Palestinën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Deri më tani, serbi i Bosnjës ka kundërshtuar. Meqë nuk ka konsensus, Bosnja do të abstenojë në KS të OKB-së. Me sa duket, palestinezët po i thonë Tadiçit se një numër i shteteve arabe do ta njohin Kosovën nëse Serbia dhe serbët e Bosnjës nuk i përkrahin”, shkruan emaili.

Share This Article
1 Comment
  • Palestinezet si te gjithe arabet njerez te ndyre.Mire jua bejne hebrenjte ti zhdukin nga faqja e dheut kete rrace te poshter. Asna duhen keta qelbesira te njohin kosoven. Kosova eshte e njohur nga shtete shume me te forta se palestina e qelbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *