TV holandez: Ja rruga dhe pagesat e emigrantëve nga Shqipëria

Dita

Një ndër ngjarjet më të përfolura në Europë e në rajon është çeshtja e emigrantëve të cilët tentojnë të kalojnë në zonen Shengen përmes disa rruge-kalimeve. Një ndër rrugët e mundshmë është kalimi nga Greqia, përmes Shqipërise dhe detit në Itali.

Sipas një reportazhi të televizionit publik holandez, vitin e kaluar 300 klandestinë kanë kaluar përmes Shqiperisë, por kryesisht sirianët janë kapur nga policia.

një nga emigrantët e pyetur u përgjigj se i kanë ofruar rrugën nga Shqipëria drejt Italisë, por ekzistojnë ende rrugë nga Maqedonia. Rruga për të kaluar kushton rreth 800 Euro, por shkon edhe deri në 1500 Euro.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ishte pjesë e këtij reportazhi i cili deklaroi : “Unë kam dyshime për kapacitetet e qeverise, për të ruajtur shtetin e se drejtës në ketë vend. Kjo vlen më tepër për mundësitë e tyre për të luftuar trafikimin njerëzor.
Ky është një moment ku Shqipëria duhet të koordinohet mirë me partneret tonë ndërkombëtarë, si NATO, BE dhe Presidenca Holandeze”, raporton INTV.

Basha gjithashtu shtoi se : “nuk do të ndërtojmë murë, por as nuk do të hapim kufinjtë”.

Në emision u shfaqën disa pamje ku tregohet mënyra e kalimit nga Shqipëria drejt Italisë. Kjo e realizuar me disa pamje të policisë italiane me skafe të nisura nga Shqipëria.

Share This Article
1 Comment
  • C’o c’i dija keta holandezet por qenkan me keq se debilat tane .Pse pyetet Basha per pune shteti!!!!!!!!!!!!!!!!
    Me qe kini simpati per Bashen bejme nje marveshje . U japim Bashen tju regulloje punet me klandestinet dhe na jepni disa holandez te kultivojne tulipanet ne Shqiperi. Keshtu krushqia behet dhe me e kendshme per ju dhe per ne .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *