Nesër zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLD-së

Dita

Në datën 21 mars 2016 do të organizohet në Tiranë mbledhja e Konferencës Gjyqësore Kombëtare (K.GJ.K), e cila ka në rendin e ditës edhe zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këta anëtarë do të zëvendësojnë në këtë detyrë, kolegët e tyre që u ka mbaruar mandati. Vendet vakante u takojnë, një gjyqtari të apelit dhe një gjyqtari të shkallës së parë.

Për këto dy vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre 3 (tre) gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë. Emrat e kandidaturave janë si më poshtë:

Dhimitër Lara Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Ridvan Hado Gjykata e Apelit Tiranë

Neritan Cena Rrethi Gjyqësor Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *