Dy të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur është bilanci në përleshjet mes tifozerive rivale në derbin e Kazablankës.
Betejë në tribunat e stadiumit të qytetit maroken ku spektatorët lëshuna në drejtim të njëri tjetrit flakadanë dhe sende të forta.
Më shumë se 40 persona u arrestuan nga policia për akte vandalizmi para dhe dhe pas takimit.
Prokurorët hapën një hetim për të qartësuar gjithçka në këtë ngjarje të përgjjakshme. Përplasjet mes tifozerive në futbollin maroken janë të zakonshme dhe krijojnë vazhdimisht probleme ku nuk mungojnë edhe viktimat.
