Skandal seksual apo shantazh? “Denoncimi” i një polici

Elton Tafaruci

Polici denoncon “skandalet” seksuale në polici

Një oficer policie, pjesë e komisariatit të Matit, denoncon kolegët e tij për afera seksuale, madje edhe flirtet e shefave.

Mesazhet i kanë shkuar edhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Panorama, shkruan se oficeri me inicialet B.Zh, nuk ka dhëna emra, por tregon se “X” zyrtar apo punonjës policie ka lidhje me “Y” punonjës të këtij institucioni kaq të rëndësishëm, apo “Shefi L.A flirton me punonjësen..”  ishin SMS-të që i kanë mbërritur ministrit të Brendshëm.

Mesazhet u dërgoheshin edhe familjarëve të personave, duke aluduar për lloj-lloj lidhjesh. Numri i telefoni 0698783…ishte kthyer ne nje makth për drejtuesit e policisë së Qarkut Dibër dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Matit.

Kjo pasi, përveç akuzave për lidhje intime mes punonjësve, janë dërguar mesazhe për lidhjet e oficerëve dhe punonjësve të policisë me kontigjentë të krimit.

Nuk dihet ende sesa të vërteta janë këto ngjarje, por ditët e fundit të prekurit nga këto mesazhe, kanë reaguar zyrtarisht, duke bërë që të nisin hetimet për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e autorit./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *