Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj siguroi se Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë dhe se shumë shpejt do të nisë çmontimi i depozitave të ujit, që sipas tij janë një burim infeksionesh dhe shëmtojnë qytetin. Kryebashkiaku nënshkroi një marrëveshje mes UKT dhe USAID, dhe u shpreh se duke nisur nga ky muaj taksat e pushtetit vendor do të jenë të përfshira në faturën e ujit.
“Kemi trashëguar një kompani me 60 milion euro borxhe. Kemi një situatë skandaloze përsa i përket humbjeve në rrjet. 70 përqind e ujit që shkon në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, humbet në sistem” tha Veliaj që njoftoi edhe nisjen e aksionit kundër përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në Tiranë.
Jemi i vetmi qytet që i lan makinat me ujë të pijshëm. Kjo është e ndaluar me ligj, por do të ndalohet edhe me Maliq” përfundoi kryetari i bashkisë. E.T

Po e bere kete gje, qe te heqesh depozitat nga catite, do te mbahesh mend te historine e Tiranes. Do te te them me plote goje je KRYETARI ME FAMOZ.
Kujdes Daku ki mendjen se ky nuk ka rend pune dhe mund te te heqe depozitat perpara se te te sjelle ujin, ashtu sic po ben me parkingjet me pagese qe po ben rezidentet te paguajne edhe pse u premtoi se do tu jepte karta te vecanta qe te paguanin me reduktim ose aspak. Ky i fiqve eshte dalluar per mashtrime e jo per pune deri me tani.
Ky nuk te bo as me qesh!
Une kam shume besim tek ky djale tek Erion Veliaj.Dhe qe do te beje histori ne Tirane kete nuk po e diskutoj me,por them se ky vendim dhe aksion per çmontimin e çisternave ne tirane do mbetet ne histori si nje permbysje e madhe ne jeten e qytetit te Tiranes.Kjo do te kaloj ate qe thote zotria kryetari me famoze.Une akoma e shoh si ender qe me vjen frik ta tregoj para ketyre te rinjeve qe jetojne sote ne Tirane.Beje Erjon jo per fame por se eshte nje domozdoshmeri per ata njerez qe popullojne Tiranen.Te pershendes dhe te uroj pune te mbare ne kete super aksion me vlera kolosale.