Brazilianët protestojnë ndaj qeverisjes me… patë!

Alqi Kociko
A giant inflatable doll in the shape of a duck is seen in front of the National Congress during a protest against tax increases in Brasilia, Brazil, in this October 1, 2015, file photo. REUTERS/Ueslei Marcelino/Files

 

Simboli i protestës së brazilianëve të shtresës së mesme kundër presidentes Dilma Rusef, është bërë kjo patë plastike e verdhë. Objekti prej 12 metrash i lartë qëndron në zonën Avenida Paulista te Sao Paolos, aksi ekonomik i Brazilit. Por ka udhëtuar gjithandej, nga sheshi kryesor i kryeqytetit Brazilia, në plazhin Copacabana të Rio de Zhanejros. “Mjaft kemi paguar patën”, është parrulla që kanë hedhur protestuesit. Në portugalishten braziliane, do të thotë të paguash për fajet dhe gabimet e dikujt tjetër. Dhe fajtore është presidentja majtiste Rusef, qeverisja e së cilës e ka zhytur vendin në recesionin më të thellë prej 25 vitesh, ndërkohë që skandalet e korrupsionit ndjekin njëra-tjetrën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *