Është i çuditshëm fiksimi i një maceje të racës tonkin në Zelandën e Re. E zonja e saj Sara, në qytetin Hamilton, ankohet se macja Brigit e ka turpëruar në lagje, pasi vjedh vetëm të brendshme meshkujsh që gjen të varura për t’u tharë, thotë Huff.post. Kur zgjohet në mëngjes, e zonja e gjen shtëpinë plot me mbathje e corape të grabitura nga inkursionet e natës së Brigitit. Kjo e ka detyruar të njoftojë çdo shtëpi në zonë, nëse u mungojnë brekë apo çorape. “Nuk e kuptoj fiksimin e çuditshëm të Brigitit. Do kujtojnë sikur e kam mësuar unë”, thotë e zonja e maces, duke shtuar se vetëm muajin e fundit i janë mbledhur 11 palë mbathje dhe 50 palë çorape nga “plaçka” që ka mbledhur Brigiti.
