Kosova më në fund njeh diplomat e lëshuara nga institucionet jopublike të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara në Republikën e Shqipërisë.
Ministria e Arsimit njofton se, vendimi për njohjen e këtyre diplomave u mor të hënën dhe hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit. Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte nënshkruar në mars të vitit 2015, nga dy ministrat përkatës të Arsimit.
Por, deri më tani, Kosova nuk i pranonte diplomat e institucioneve jopublike të Shqipërisë.
