VIDEO + FOTO / Bruksel, sulm kamikaz në zemër të Europës, 34 viktima

Elton Tafaruci

Terrorizmi godet sërish Belgjikën. Dy shpërthime të fuqishme në zonën e imbarkos për në SHBA, në aeroportin e Brukselit,  sipas autoriteteve ka shkaktuar 34 viktima dhe 187 të plagosur.

Pak minuta me pas një tjetër shpërthim u rregjistrua në stacionin e metrosë në Maalbek, pak hapa nga ndërtesa e Komisionit Europian. Sipas, burimeve policore, është dëgjuar edhe një shpërthim i katërt në një stacion metroje.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, rrëfyen se kanë dëgjuar të shtëna armësh para shpërthimeve dhe britma në gjuhën arabe. Sipas mediave belge, në brendësi të aeroporti u gjet edhe nje tjetër bombë e pashpërthyer. Televizioni belg VRT, shpjegon se masakra në aeroport ishte një sulm kamikaz.

Nga ana tjetër policia belge ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmet e sotme në Bruksel. Dy të  dyshuarit janë  ndaluar në  pjesën veriore të qytetit.

Autoritetet belge njoftuan se kanë rritur alarmin në nivelin maksimal në të gjithë vendin, duke u bërë thirrje qytetarëve të rrinë aty ku ndodhen dhe të kufizojnë në ekstrem lëvizjet e tyre, “Vendosëm të ngremë gjendjen e alarmit në nivelin maksimal pas kërcënimeve serioze dhe të menjëhershme”.

Gjithashtu ato kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me një sulm të mundshëm pas arrestimit të terroristit të sulmeve të 13 nëntorit në Paris, Salah Abdeslam, pasi armë të kalibrit të rëndë dhe detonatorë janë gjetur në një prej apartamenteve të bastisur nga policia.

Belgjika dhe Franca kanë mbyllur kufirin mes tyre për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel.

Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh. Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian./E.T

A soldier walks through debris after two explosion rocked a terminal building at Brussels Airport

Two explosions have been heard at Brussels Airport

Injured passengers are covered in blood and dust after the explosions in the terminal building

Video shows terrified passengers running for their lives out of the terminal

110 12 13 2 3 4 5 6 7 Adobe Photoshop PDF 9 11

Share This Article