Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Belgjikën, lidhur me ngjarjet në Bruksel. Ai thotë në mesazhin e tij se ‘terrorizmi nuk ka vend në Europë”. Z. Meta i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve
Këtij qendrimi iu bashkua edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, I cili shprehu ngushëllime për viktimat e sotme të akteve terroriste në Bruksel. “Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shpreh solidaritetin me familjet e viktimave dhe qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, thekson kryeministri Isa Mustafa./E.T
