Bllokohet stacioni hekurudhor i Romës

redaktor

Pasagjerët në stacionin hekurudhor të Romës u bllokuan për orë të tëra sot, për shkak të një greve të 8-orëshe të punonjësve të Trenitalias, operatori kryesor i vendit.

Udhëheqësit e sindikatave thonë se megjithëse i vjen keq për ndalimin e transportit, greva ishte  e nevojshme për përmirësimin e shërbimit hekurudhor dhe për t’i dhënë më tepër dinjitet udhëtarëve që përdorin trenat rajonalë të rrënuar.

Sindikata thonë se edhe pse  janë arritur disa marrëveshje, mes të cilave u ra dakord që java e punë të jetë 36-38 orë, Trenitalia ka vazhduar t’i pakësojë investimet në transportin lokal.

Trenitalia tha se greva nuk ka prekur linjat kombëtare, por vetëm ato lokale. Grevat e punonjësve të transportit janë bërë diçka e zakonshme në Itali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *