Prej ditës së djeshme në Komisionin e Jashtëm të BE-së, në Bruksel do diskutohej projekt- rezoluta e eurodeputetit Knut Flekenstein për Shqipërinë dhe ditën e sotme do të bëhej votimi i saj.
Por ngjarjet tragjike në Bruksel paralizuan edhe jetën parlamentare deri në një datë të papërcaktuar.
Seanca plenare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, e parashikuar këtë të martë, ku pritej të diskutonte edhe draftin përfundimtar i rezolutës për Shqipërinë është anuluar. Njoftimin e ka dhënë vetë ky Komitet përmes faqes zyrtare në internet.
Komiteti i Jashtëm diskutoi një ditë më parë ku mesazhi kryesor i eurodeputetëve është miratimi sa më shpejt i paketës së Reformës në Drejtësi./E.T

Tani qe vajti afer pranimit te Shqiperise,ne BE , u be katrahura dhe u anullua mbledhja.
Kesaj i thone : ” Dhe sivjet qe bera drith, mu dogj gruaja ne byth “.