Rritet siguria në dy centralet bërthamore në Belgjikë pas sulmeve që ndodhën sot në mëngjes në Bruksel, sipas Agjencisë Federale të Kontrollit Bërthamor (AFCN).
“Zonave bërthamore të Belgjikës, që ishin me siguri të rritur, i janë shtuar masa sigurie shtesë. Kemi përforcuiar vigjilencën që ishte tashmë e rritur që prej fundit të 2015, pas atentateve në Paris”, njoftoi një zëdhënës i AFCN-së, Sebastien Berg./E.T
