Sitet xhihadiste: Hakmarrje për Salah

redaktor

Masakra në aeroportin kombëtar të Brukselit, në Belgjikë, është kryer nga një sulm vetëvrasës. Kështu bën të ditur televizioni belg Vrt.

Ndërkohë në rrjetet sociale, janë shfaqur profile të ndryshme pranë xhihadistëve që festojnë pas shpërthimeve që kanë përhapur terror në kryeqytetin belg. “Bastisje në Bruksel: është e mrekullueshme”, – lexohet në “Twitter”-in e Abdul Salam në profilin e tij “Ksalam”.

“Allahuakbar, Allahuakbar, Allahuakbar”, – përsërit një tjetër përdorues që vazhdon me: “Allahu ndihmoftë njerëzit e Shtetit Islamik”. “Bastisje Islamike në Bruksel shkakton të vdekur dhe të plagosur”, – shkruan një tjetër person.

Një tjetër hashtag i përdorur nga ata që festojnë tmerrin është, “Brukseli digjet”.

“Brukseli do të bëhet shpejt një nga provincat e Shtetit islamik… duhet vetëm të prisni”, – shkruan një tjetër person në profilin e tij, i ndjekur nga një tjetër që rithekson kërcënimet: “Shpërthimet në Bruksel janë vetëm një pjesë e vogël e çmimit të shtrenjtë që adhuruesit e kryqit (të krishterët) duhet të paguajnë”, – shkruan nën emrin “Ekstremisti”: TNTbomb6″.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *