Rriten masat e sigurisë në Rinas, pas sulmeve në Bruksel

Elton Tafaruci

Policia e shtetit ka shtuar masat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”, pas sulmeve terroriste në Bruksel

Autoritetet kanë shtuar kontrollet, duke ushtruar kontroll të rreptë në bagazhe me aparatura dhe qen anti- eksploziv.

Gjithashtu, në ambientet e brendshme të aeroportit janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.

Ndërkaq, pranë Rinasit janë vendosur edhe Forcat e posaçme të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të shmangur çdo incident./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *