Gjirokastër, një i vrarë dhe një i plagosur

Elton Tafaruci

Një i vdekur e një i plagosur është bilanci aktual i të shtënave me armë në Gjirokastër.

Burimet policore bëjnë me dije paraprakisht se dy persona janë qëlluar në fshatin Shtëpëzë.

Mësohet se viktima dhe i plagosuri janë nipat e gruas së Dashamir Alikos, ish-kreut të komunës së Lazaratit, ndërsa autori është djali i një oficeri policie.

Forca të shumta FNSH-je janë vënë në kërkim të autorëve të krimit, ndërkohë në morgun e spitalit të Gjirokastrës ndodhet trupi i viktimës, i cili është banor i fshatit Lazarat.

I plagosuri tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet ardhja e helikopterit për transportimin e tij në Tiranë./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *