Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka dënuar sulmet terroriste në Bruksel. Në një konferencë për mediat, Renzi tha se reagimi ndaj këtyre sulmeve është detyrim.
“Të reagojmë kundër këtyre sulmeve terroriste është një detyrim. Para ngjarjeve të tilla nuk ka as parti e as ngjyra politike. Kush mendon se duke mbyllur kufijtë problemi zgjidhet gabon. Atentatorët gjenden brenda qyteteve tona. Bashkimi Europian duhet ta çojë deri në fund luftën kundër terrorrizmit. Që prej 1954 që diskutohet mbi rendin e sigurinë e përbashkët në BE. Në Europe duhet të ngrihet një strukturë unike për sigurinë e mbrojtjen”, tha Renzi.
