Sulmuesi shqiptar që po shkëlqen me Vitesen, Milot Rashica, është thirrur në kombëtare për të debutuar në ndeshjen përballë Luksemburgut.
19-vjeçari shprehet tepër i lumtur për ftesën dhe thekson se ëndërron që jetë pjesë e kuqezinjve për Evropianin “Francë 2016”. “Jam shumë i lumtur për ftesën. Shpresoj që të shkoj atje, të kaloj sa më mirë dhe të jap të gjithë maksimumin tim për të gjitha këto ndeshje me kombëtaren. Për momentin jam i përqendruar me ekipin Shpresa”, thotë Rashica.
Djaloshi nga Vushtria thekson se verdikti për pjesëmarrjen e tij në Evropian i takon trajnerit De Biazi.
“E kam thënë edhe më parë, që ajo është një ëndërr e imja, por trajneri është ai që vendos. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin, si me Shpresat, ashtu edhe me Vitesen. Shpresoj të mbyll një sezon shumë të mirë. Për atë nuk i dihet, është trajneri ai që vendos”.
