Ministri i Brendshëm belg ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel. Shpërthimet e sotme u cilësuan si një hakmarrje e Shtetit Islamik për arrestimin në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.
Burimet zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur.
