Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës është e shqetësuar me cilësinë e vezëve të importuara nga Shqipëria.
Shoqata thotë se që nga muaji janar, një sasi e vezëve të ndaluara për konsum kanë hyrë në tregun e Kosovës. Sipas tyre, ato dëmtojnë jo vetëm konsumatorin, por edhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, prodhuesit vendorë thonë se për vezët e Kosovës, nuk ka vend për shqetësim. Lajmet e fundit, sipas fermerit Sabit Rama, kanë ndikuar dhe në punën e fermerëve vendorë.
