Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 20 e 41 minuta, në periferi të kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga policia ngjarja ka ndodhur në aksin Vaqarr- Arbanë, ku një mjet ka përplasur për vdekje një burrë të moshuar që po kalonte rrugën në krahun tjetër.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, viktima nuk mund të identifikohet për shkak se nuk i është gjetur letërnjoftim me vete.
Makina që ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për identifimin dhe kapjen e drejtuesit të saj.
Më poshtë foto nga vendngjarja.

