Burg, nëse shkruan mesazhe duke ecur

redaktor

Nëse do të ecësh në New Jersey me kokën e zhytur në smartphone-in tënd, mund të përfundosh në burg, sigurisht nëse një pr.ligj i ri miratohet.

Një masë e tillë është propozuar javën e kaluar në legjislacionin e këtij shteti, që ndalon të shkruash mesazhe teksa je duke ecur. Nëse ky ligj kalon gjoba mund të jetë 50 dollarë, apo 15 ditë burg, ose edhe të dyja bashkë.

“Nëse një person në rrugë, teksa ecën apo nget makinën, përbën rrezik për të tjerët, atëheër duhet të veprojë ligji dhe të penalizojë sjelljen e rrezikshme”, thotë Pamela Lampitt, anëtare e asamblesë, dhe një nga hartueset e projektligjit.

E në fakt, Lampitt e ka marrë spunton nga një ngjarje personale, teksa është dhe pedagoge në universitetin e Pensilvanisë. Ajo ka njohur një student që u godit për vdekje nga një autobus teksa ishte duke parë telefonin e tij.

New Jersey në fakt ka një ligj për drejtim makine në mënyrë të parregullt, që nëse shkelet për herë të parë gjoba shkon deri në 400 dollarë. Studimet tregojnë se të shkruash mesazhe gjatë ecjes, mund të kthehet nga një shëtitje e thjeshtë në diçka shumë të rrezikshme.

Aksidentet që lidhen me këmbësorë të shpërqëndruar janë rritur me 35 për qind që nga 2010, sipas CBS. Për më tepër, njerëzit që shkruajnë mesazhe teksa kalojnë rrugën janë dyfish të rrezikur të përplasen nga makinat se sa personat që flasin në telefon.

Share This Article
1 Comment
  • “Nëse një person në rrugë, teksa ecën apo nget makinën,”
    si gjithnjë karremi i gazekarucit shqiptar!!jep gjysmën e të vërtetës për të shkakatuar habi!!më pas kur lexohet i gjithë shkrimi del se nuk është ndonjë gjë për tu habitur!!lexon se është mëse normale që të propozohen ligje të tilla,të aprovohen ligje të tilla!!
    ligji është shumë i drejtë dhe pa ndonjë egzagjerim!!
    dënimin me 50$ do ta pranonte gjithkush që duke shkruar një mesazh do të përfundonte në rrotat e një makine,në ndonjë gropë ose fare thejshtë do të pësonte një aksident thyerje duke u penguar në trotuar!!
    ligji ka në minimum dhe një maksimum!!minimumi është ai që përdoret zakonisht kurse maksimumi në rastin e përsëritësve!!nuk po sjell si shëmbull aksidentin si pasojë e shkrimit të mesazheve,por thjeshtë përsëritjen disa herë të kundravajtjes!disa herë je gjobitur për shkrime dhe nuk e ke kuptuar!!atëherë vjen dënimi maksimal!15 ditë burg!!
    ligj i mirë që duhet marrë shëmbull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *