Prodhuesi i bombave që besohet të jetë prapa sulmeve terroriste në Paris mendohet të jetë autori kryesor i sulmeve të tmerrshme të së martës në Bruksel.
Belgu Najim Laachraoui, 24-vjeç, është një komandant i dyshuar i Shtetit Islamik që kishte prodhuar bombat vetëvrasëse të përdorura në sulmet e Parisit në nëntor.
Ai momentalisht është personi më i kërkuar në Evropë pasi vitin e kaluar i shpëtoi kapjes së policisë kur u kthye nga Siria.
Thuhet se se Laachraoui mund të jetë personi misterioz në qendër të ndjekjes dramatike ndaj një prej terrorostëve të dyshuar që sulmuan aeroportin e Brukselit./E.T

